Slideri Kryesor
Ndarja e Ukrainës është e pashmangshme
Një ditë pasi u njoftua propozimi amerikan për paqen në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka parashtruar një hap konkret që lidhet me sigurimet e palës ruse.
Nëse Ukraina tërheq trupat e veta nga këto katër rajone të Donbasit dhe Novorossiyas paqja mund të arrihet. Këto janë rajone të mishëruara në Kushtetutë si ruse
i ka thënë ai francezes “Le Point”.
Protesta e një krize ndërkombëtare
Sot bëhen 9 ditë që studentët serbë mbajnë të bllokuar hyrjen e televizionit publik në Beograd duke kërkuar ndryshimin e përbërjes së anëtarësisë së autoritetit mbikëqyrës. Pra përbërjen e AMA-s serbe.
Lëvizja në fjalë bën pjesë në një taktikë ndoshta të protestës që vazhdon prej muajsh, për t’i dhënë asaj perspektivë përmes larmisë së kauzave. Në fillim miniera, mandej aksidenti në Novi Sad, improvizimi i udhëtimit në Europë me biçikleta, tani televizioni.
"Askush nuk e di me siguri nëse Edi Rama është burrë apo jo!"
Në vitin 2019, Nard Ndoka, jepte një intervistë për një media, ku mes të tjerave sillte një bisedë me Skënder Gjinuahin. Ja një pjesë:
Mediat: ShBA i ofron Krimenë Rusisë. Oferta e fundit për Kievin
Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruante sot se ShBA do të propozojë që Krimea të njihet si territor rus gjatë takimit në Londër këtë të mërkurë
Sipas gazetës, ShBA do t’i propozojë Europëë që linja e frontit të stabilizohet ku është aktualisht, një ide kjo që nënkupton se diskutimet e mëtejshme për paqen do të nisin nga situata në terren, propozim i vjetër i Rusisë ky.
Ideja mikluese e hyrjes së Kanadasë në BE
Një sondazh i fundit tregon se 44% e kanadezëve mbështesin anëtarësimin në BE, kurse 34% janë kundër
“Politico” sjell në vëmendje një çështje të tillë që duket se është reaksion ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump.
Ndërron jetë Papa Francesco
Papa Francesco ka ndërruar jetë në moshën 88 vjrçare. Pas javëve i përkeqësuar për shkak të një pneumonie, Mario Bergoglio, kleriku jezuit argjentinas ka vdekur.
Përfaqësues të Vatikanit dhanë njoftimin se Papa ndërroi jetë në orë 7: 35. Bergoglio pasoi në detyrë Papa Benediktin VI - kardinali Ratzinger - që u dorëhoq.
"Shqiptar" dhe "Kosovar" tashmë janë realitet
Në një diskutim me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, historiani austriak Oliver Schmitt ka thënë se ndarja historike dhe zhvillimet politike të shekullit të 20-të kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e identiteteve të ndryshme ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
Ai theksoi se ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkan tashmë është një realitet që ndikon çdo ditë në ndërtimin e përkatësive të reja shoqërore.
Korrupsioni apo fjalët e dëmtojnë më shumë Shqipërinë?
Në një takim elektoral në Ersekë kryeministri Edi Rama, ndër të tjera tha se:
Tanimë u bë një kohë jo e shkurtër që jemi në këtë rrugëtim të përbashkët dhe besoj se është në sytë e të gjithë shqiptarëve që edhe punët dhe detyrat janë të ndara, por edhe kjo histori është e ndarë.
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kërkohet kompromis për kryetarin
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e tretë që të zgjedhë kryetarin e ri të vet, që sipas propopozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte Albulena Haxhiu. Në dy përpjekjet e para, Haxhiu mori 52 dhe 57 vota nga 61 vota që duhen. Kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo konfirmon se VV-ja nuk i ka numrat, ndaj edhe ai ka propozuar që kandidat për kryeministër të jetë ish-ministri i Financave, Bedri Hamza.
Irani është afër bombës bërthamore
Irani nuk është larg nga realizimi i një bombe bërthamore. Kështu është shprehur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pak pasi mbërriti në Teheran ditën e mërkurë.
Është si një mozaik. Kanë pjesët dhe një ditë do të mund t’I bëjnë bashlë. Ka ende rrugë deri aty. Por nuk janë larg, kjo duhet pranuar
është shprehur ai për “Le Monde”.