Shqipëria është në krizë demografike
Arjan Gjonça, profesor i demografisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se rënia e lindshmërisë në Shqipëri është diçka e pritshme dhe e ngjashme me atë të Greqisë, Italisë dhe Spanjës. Duke vijuar Gjonça tha se shkaqet kryesore janë zgjedhja e çifteve për të mos bërë fëmijëve dhe emigracioni. Sipas Gjonçajt kjo mund të cilësohet si një krizë demgrafike.
Është diçka e pritshme, edhe ne jemi pjesë e trendit evropian. Lindshmëria ka rënë. Rënia jonë është si rënia e lindshmërisë në Greqi, Itali, Spanjë. Të rinjtë po zgjedhin të kenë më pak fëmijë. Ka dy efekte të lindshmërisë. Një është efekti kur të rinjtë vendosin të mos lindin, tjetra është efekti i emigracionit të njerëzve në moshë riprodhuese.
Duke u larguar njerëzit në emigracion, nuk ke partner për fëmijë dhe kjo bën që numri i lindjeve të bie në mënyrë absolute.
Kemi rënien e lindshmërisë si mosdëshirë e çifteve, por edhe rënien si rezultat i faktit që nuk ka njerëz të moshave riprodhuese. Nuk është fenomen vetëm shqiptar, por ndërkombëtar. Po vijnë drejt këtij fenomeni dhe vendet më pak të zhvilluara. Shkakton probleme dhe në fushën sociale. Kush do kujdeset për moshën e tretë?
Është krizë demografike, jo vetëm për ne, por për të gjithë botën. Kemi njerëz të mençur që e adresojnë këtë krizë. Ka dhe një element tjetër që ne nuk e adresojmë. Rritja e popullsisë ka të bëjë, është e lidhur dhe me problemet e ndotjes së ambientit. Nuk e kemi adresuar fare. Nuk kemi politika të qarta. Është krizë demografike që i duhet dhënë zgjidhje

Add new comment