Ukraina krijoi mënyrë të re të luftuari
Ukraina po merr një meritë thuajse universale për shndërrimin e thellë të mënyrës së luftimit në kohën e sotme. Aq sa modeli i saj po abrobohet edhe nga një aleancë si NATO. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, kreu i Komandës Supreme Aleate të Transformimit, admiral Perre Vandier, shprehet se momenti ku erdhi lufta në Ukrainë e gjeti Perëndimin pa një koncept të thellësisë strategjike dhe me një aleancë si NATO të modeluar për luftëra të shkurtra që tipikisht ndodhën pas Luftës së Ftohtë.
Në mënyrë që të mbijetonte, Ukraina duhet të shpikte një mënyrë të re të zhvillimit të luftës. Dhe ka qenë e suksesshme në këtë gjë. Ka një përdorim të gjerë të robotikës dhe Inteligjencës Artificiale, që i bën ata shumë të rëndësishëm dhe i ndihmon në arritjen e shkallës së lartë të asgjësimit duke konservuar personelin. Në dy vitet e fundit ata kanë bërë përmirësime dramatike në këto aspekte dhe ne i shohim ato si pjesë të së ardhmes…Ne po ashtu kemi parë në Ukrainë se edhe industria mund të ndryshojë
është shprehur admirali.
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe shpejtësia e dislokimit të saj si pjesë e armatimit, ka zhvlerësuar kapacitetet konvencionale. P.sh në kushtet e sotme dhe sidomos pas konfliktit në Iran, është provuar se është inefektive këmbëngulja në sistemet e rënda përkundër mjeteve si dronët.
E gjitha kjo ka vepruar edhe për transformimin psikologjik. P.sh me mundësitë që kriojnë mjetet e reja, koncepti i një lufte frontale nuk qëndron më, ndërkohë që konflikti është duke u konsumuar. Pikërisht kjo natyrë e re e luftës që manifestohet pa gryka zjarri në jetën e përditshme, imponon nevojën e asaj që admiral e cilëson si “qasje e mbarë shoqërisë”.

Add new comment