Kroacia prezanton Projektin Pantheon: 50 mld$ për qendër të dhënash për Inteligjencën Artificiale

Postuar në 28 Prill, 2026 21:35

Në Kroaci është prezantuar së fundmi Projekti Pantheon. Në kuadër të Iniciativës së Tre Deteve në Forumin e Dubrovnikut mbajtur këtë të martë projekti ka zënë vend kryesor nisur nga shifra 50 miliardë dollarë e tij.

Ai konsiston në ndërtimin e një qendre të dhënash me kapacitet 1GË në Topusko duke nisur nga viti 2029.

Partneri kroat në këtë nismë është Grupi Koncar dhe sipas mediave konsorciumi do të ndërtojë nënstacionin e vet elektrik krahas 280 km linja. Partneri tjetër, Greenvolt, do të ndërtojë një impiant fotovoltaik prej 500 MË që shpresohet se do të rrisë ofertën energjetike në vend dhe do sjellë ulje çmimesh.

Kroacia synon kështu të hyjë në garën e Inteligjencës Artificiale me investimin më të madh në Europën Lindore.

Nga ana e vet, partneri amerikan, Ryan Rich i Pantheon AI ka vlerësuar se Kroacia është zgjedhur sepse është një vend stabël me forcë pune të mirëkualifikuar. Ai ka vlerësuar edhe partnerin kroat, Jako Andabak.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.