Slideri Kryesor

Flamuri i “One Piece”, simboli i një epoke të re të lëvizjeve kundër korrupsionit

Postuar në 17 Tetor, 2025 20:14

Mes protestave të fundit të Gjeneratës Z që shpërthyen në të gjithë Azinë Jugore dhe Juglindore, është shfaqur një simbol unifikues: një flamur i zi me një kafkë dhe kocka të kryqëzuara, me një kapelë kashte. Flamuri i përket ekuipazhit pirat të Luffy-t nga anime "One Piece", të cilët luftojnë kundër sundimtarëve tiranë.

Kujtesë për fshehtësinë e votës/Kur ish-presidentit të Republikës iu zbulua sesi votoi

Postuar në 17 Tetor, 2025 18:45

Incidenti më i njohur i cenimit të fshehtësisë së votës është ai me ish-presidentin Topi në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Zoti Topi e ka shpjeguar kështu

Krahasimi i Llagamit me KQZ, faull. Më 2011 u rivlerësuan fletët e votimit të kontestuara

Postuar në 17 Tetor, 2025 18:16

Pretendimi i Naureda Llagamit në padinë e saj në Gjykatën Administrative se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson në praktikën e vet si të vlefshme fletë votimi me dy shenja, nuk i bindet se vërtetës por edhe arsyetimit logjik. Thotë zonja LLagami:

Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat.

Naureda Llagami/Një lidhje e Veliajt, përgjimet për "kapjen e SPAK" me Bushkën te një padi profesionalisht e mjerë

Postuar në 17 Tetor, 2025 17:27

Naureda Llagami është kthyer befas në shenjtoren e një kryqëzate për të vënë drejtëisinë në vend. Ajo ka kandiduar për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë si organ emërtese. Zonja Llagami nuk ka arritur të kalojë dot për shkak të pavlefshmërisë së një vote të anatërëve të Gjykatës së Lartë, e cila kishet shenja të tjera vec shenjës për votimin, duke e bërë eventualisht votën të pafshehtë. Pra të identifikueshme.

Gjykata e Lartë sqaron Rregulloren e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 17 Tetor, 2025 16:51

Më poshtë reagimi i Gjykatës së Lartë për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese: 

 

Prej disa ditësh në opinionin publik janë shpërndarë komente, interpretime dhe pretendime të  pavërteta në përmbajtje, të njëanshme në shpjegim dhe të pasakta në interpretimin ligjor e faktik, lidhur me zhvillimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator 2025 për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. 

Falimentoi më 2017, Banka e Shqipërisë toleroi kredi 220 mln euro për Kurum!!!

Postuar në 17 Tetor, 2025 15:09

Aktivisti Andi Tepelena, ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e Bankës së Shqipërisë për një kredi 220 milionë euro të marrë nga Kurum në kushtet kur kompania ka aplikuar për faliment. Madje kompania e ka mbyllur procesin e falimentit të nisur që nga viti 2017 dhe se tashmë do të vijojë normalisht aktivitetin.

Liria shpërdorohet!

Postuar në 16 Tetor, 2025 20:36

Në datën 17 shkurt në Tiranë është thirrur një protestë të cilës i kanë vënë shumë emra dhe etiketa. Protestohet për lirimin e tre ish-drejtuesve të UÇK-së që gjykohen në Hagën nga një gjykatë për të cilën elita politike e Kosovës ka rënë dakord. Si çdo gjë që mban erë të ndenjur, edhe kjo protestë ka sponorizues Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, që e ka përshëndetur atë. Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka njoftuar se kalimi në rrugën Durrës-Kukës do të jetë pa tarifë, sepse siç shprehet ajo: Liria ka emër.

Mediat/SPAK, kontrolle në banesë dhe pronat e Artan Dulakut për dosjen e bazës së Sarandës

Postuar në 16 Tetor, 2025 14:02

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontrollin e banesës dhe pronave të biznesmenit, Artan Dulaku, nën hetim për dosjen e portit të Limionit në Sarandë. Gazetari i MCN TV Arsen Rusta tha se sipas burimeve, është sekuestruar edhe telefoni celulari i zotit Dulaku.

PD: Presidenti punon part time në një klinikë private

Postuar në 15 Tetor, 2025 15:06

Partia Demokratike ka akuzuar sot Presidentin e Republikës Bajram Begaj për të shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës. Sipas deputetit Gazmen Bardhi, dekretimi i zgjedhjeve të Tiranës, kërkesa për ndërprerje të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese.

Nga ana tjetër Bardhi ka shtuar se Begaj është edhe I dypunësuar në një prej klinikave private “Axhibadem”, një rast unik që mund të gjejë shpjegim vetëm kur sheh Bajram Begajn.

Kreu i SPAK: Nuk mund të them gjë për hetimin e bankave

Postuar në 14 Tetor, 2025 19:21

Në një raportim në Komisionin e Ligjeve, kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizaur dhe Korrupsionit, Altin Dumani, ka deklaruar se për sa i takon hetimeve të bankave të nivelit të dytë për pastrim parash, nuk mund të thoshte gjë.

I pyetur nga deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, Dumani ka folur për goditje të veprës së pastrimit të parave, por që kanë lënë jashtë bankat.

Dumani ka sqaruar edhe kualifikimet e veprës penale për grupe të struktruuara dhe organizata kriminale, ndërkohë që ka cilësuar se për nga numri i akuzave penale, SPAK ka një sasi të madhe.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor