Korrupsioni i Ballkanit kalon në KE, por jo në BE. Serbia mbetet sërish në derë
Komisioni Europian mund të mbështesë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit për vende të Ballkanit Perëndimor, por konsensusi për të në vendet anëtare nuk mund të arrihet lehtë. “Politico” shkruan se ndonëse KE adopton një qasje liberale për standardet, nisur nga premisa të analizës gjeopolitike, vendet e ndryshme të BE-së janë skeptikë për anëtarë të rinj nga Ballkani që janë larg normave bazë të funksionimit demokratik.
Të mërkurën, 8 korrik 2026, KE do të kërkojë nga ambasadorët miratimin e hapjes së negocimit të kapitujve të rinj me Serbinë që ka të bëjë me një seri reformash që duhen realizuar para hyrjes në union. Por qeveri si ajo e Hollandës dhe të tjera nuk janë dakord.
Mosmarrëveshja reflekton një debat më të gjerë mbi qëllimin e zgjerimit të BE-së. Komisioni në vijimësi ka përkufizuar zgjerimin si një mjet gjeopolitik për të inkurajuar vendet fqinje me BE-së që të mbajnë lidhje të afërta me të dhe të largohen nga rivalët e BE-së. Por disa vende druhen se kandidatët mund të shpërblehen përpara sesa të kenë bërë përparim të mjaftueshëm në reformat demokratike dhe juridike
shkruan “Politico”.
Serbia pret të hapë grupkapitullin 3 që lidhet me negocimin e shërbimeve ndërkufitare, tregun unik dhe njohjen e kualifikimeve profesionale, por “Serbia ka mbetur në vend për pesë vjet në këtë pikë’, siç citohet ministri serbe për Integrimin, Nemanja Staroviç.
E nëse KE bie dakord me mendimin e tij se hapja a negociiimit tani do të nxiste reformat e mëtejshme, vendet anëtare kanë perspektivë tjetër. P.sh javën e kaluar KE raportoi në mënyrë konfidenciale për një gjendje të rëndë të të drejtave të njeriut në Serbi, si dhe për një bllokim të luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta. Në këto kushte, pra kur procesi has në dokumentime të tilla, është pak e vështirë që vetë KE-ja të jetë në gjendje të justifikojë zgjerimin nën arsyetime strikt gjeopolitike.
Analogjia është identike me Shqipërinë, një vend që premton shumë, tund kokën për çdo gjë, por në fakt në praktikë gjendja është alarmante.
Sa ndikojnë protestat e fundit në vendosjen e saj në një emërues të përbashkët të dyshimit dhe skepticizmit europian? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e qartë: Komisioni Europian po dëmton marrëdhënien e shoqërive ballkanike me BE-në pasi preferon të tolerojë problemet qartazi sistemike të vendeve tona, në emër të zgjerimit strategjik. Ndërkohë që procesi në vetvete do të duhet të ishte në thelb korrigjues dhe shterues në aspektin e luftës ndaj korrupsionit që është shndërruar në çështje të karakterit strategjik në Ballkan, duke rrezikuar seriozisht të kthejë shtetet në njësi jofunksionale.
s.zaimi

Add new comment