Bota
Polonia tërhiqet nga kërkesa për reparacionet e Luftës së Dytë Botërore
Polonia është tërhequr nga kërkesa ndaj Gjermanisë për reparacionet e luftës. Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, njoftoi se tani dy vendet tani janë aleate, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia.
Nën qeverinë e mëparshme të krahut të djathtë të udhëhequr nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS), Polonia e ka ngritur vazhdimisht çështjen e reparacioneve të luftës me Gjermaninë.
Në vitin 2022, Varshava përllogariti se Berlini duhej t’i paguante asaj 6.2 trilion PLN (rreth 1.5 trilion dollarë) si kompensim për dëmet e shkaktuara nga pushtimi nazist.
Paratë e kishës në klube nate, dy zyrtarë të Kishës Katolike greke nën hetim
Dy zyrtarë të lartë të Kishës Katolike dhe pesë pronarë lokalesh nate janë nën hetim në Greqi, me dyshimin për përvetësim dhe pastrim parash.
Hetimi ka nisur pas një raporti të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, i cili evidentoi një mungesë prej afro 3 milionë eurosh në arkën e Kishës Katolike, të cilat dyshohet se ishin derdhur si investime në klubet e natës. Për pasojë janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare dhe pasuritë e pronarëve të tyre.
Grupi i Vishegradit luan me ofertë për imigracionin ndaj BE-së
Hungaria duket se po luan me një tjetër nismë që synon hapur rritjen e marzhit të ndikimit në bllokun europian në këmbim të një politike më fleksible të Brukselit ndaj interesave të atij që quhet Grupi i Vishegradit.
Budapesti ka menduar të hyjë në manovër me një propozim për imigracionin duke rënë dakord me Serbinë dhe Bratislavën zyrtare në një takim të mbajtur në Komarno të Sllovakisë, për ngritjen e pikave të kontrollit të shqyrtimit të kërkesave për azil jashtë BE-së. Në pika të posaçme njësoj si ajo e Shëngjinit.
FT: Rusia i ka varur shpresat te trupat e Koresë së Veriut për të rimarrë Kurskun
Trupat e Koresë së Veriut të vendosura në Rusi mund të dërgohen në rajonin e Kurskut, i pushtuar në gusht nga Ukraina.
Analistët ushtarakë, të cilëve u referohet Financial Times, thonë se kontigjenti i Koresë së Veriut prej 12 000 ushtarësh është shumë i vogël për të përballuar vrullin e luftës, por Moska duhet të dyfishojë kontigjentin e saj prej 50,000 ushtarësh në rajonin e Kurskut. Rusia ka vështirësi në rivitalizimin e forcave të saj pas humbjeve të vlerësuara në rreth 600,000 të vdekur dhe të plagosur.
Putin: Ka ardhur koha që BRICS të ketë platformën e vet ekonomike
Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur idenë e krijimit të platformës së vetë BRICS, që do të ndihmonte për të zhbllokuar potencialin e ekonomive në rritje të shteteve anëtare.
"Është e qartë se vala e ardhshme e rritjes ekonomike globale po lind në vendet e shumicës globale. Prandaj, ka ardhur koha për të diskutuar idenë e krijimit të platformës sonë për të zhbllokuar potencialin e ekonomive tona në rritje," tha Putin gjatë një takimi Outreach/BRICS Plus në Kazan.
Në Turqi nisin lëvizjet e para për paqen me kurdët
Lideri nacionalist turk, Devlet Bahçeli, ftoi Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të dalë në Parlament dhe të bëjë thirrje publike për shpërbërjen e grupit të tij, duke shkaktuar valë tronditëse në mbarë vendin.
Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) e Bahçelit, aleate e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, është aktor kyç në koalicionin qeverisës, por njëkohësisht ka qenë historikisht kundër çdo negociate apo angazhimi me PKK-në dhe liderin e saj.
Peskov: BRICS është e hapur për anëtarët e NATO-s
Anëtarësimi në NATO nuk është pengesë për anëtarësimin në BRICS, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Nga pikëpamja e BRICS dhe qasjet kryesore të BRICS, nuk ka asnjë kundërshtim këtu," tha zëdhënësi për kanalin NTV, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me shanset e Turqisë për t'u bërë anëtare e shoqatës.
OKB: Gazas do t'i duhen 350 vjet për të rikuperuar ekonominë e para luftës
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara konkludon se Gazës do t’i duhen 350 vjet për të rikuperuar ekonominë e vet drejt niveleve të para luftës.
Sipas dokumentit të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme te OKB-së aktivitetet ekonomike në rripin palestinez janë ndalur përveç ndihmës humanitare.
Bujqësia ka rënie .e 93%, ndërtimi me 96%, shërbimet me 76%, papunësia ka mbërritur në 81%
Pakti i parë i mbrojtjes mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe
Një marrëveshje përcaktuese në fushën e mbrojtjes. Kështu e cilësojnë në Britaninë e Madhe paktin e ri të mbrojtjes me Gjernaninë që synon po ashtu edhe hapje të vendeve të punës.
Sipas marrëveshje kompania gjermane “Rheinmetall” do të hapë një fabrikë të re municioni në Britani për 400 punonjës.
Të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të zhvilluar dronë dhe një raketë të re me rreze të gjatë
shkruan BBC.
Polonia mbyll konsullatën ruse në Poznan
Ministria e Jashtme polake ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Poznan. Punonjësit e saj do të dëbohen nga vendi, u tha gazetarëve kryediplomati Radoslaw Sikorski.
Në këtë drejtim, kam vendosur të revokoj autorizimin për aktivitetet e konsullatës ruse në Poznan. Qëndrimi i punonjësve të saj në territorin e Polonisë do të njihet si i padëshirueshëm
tha ministri i jashtëm në një konferencë.