Akuzoi ndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në Veri të Kosovës, Kurti shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Postuar në 23 Maj, 2025 18:32

Një ditë pasi u shpreh se në disa raste bashkësia ndërkombëtare ka nxitur trazira në Veri të Kosovës, është shkarkuar nga detyra zv.ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Në një reagim të ekzekutivit thuhet se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.  Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës

thuhet në komunikatë.

Vokrri të enjten në një intervistë televizive përmendi edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si një nga personat, që sipas tij, ka nxitur trazira.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.