Yair Golan: Izraeli po vret fëmijët në Gaza si hobi
Kreu i demokratëve opozitarë në Izrael, Yair Golan, ka deklaruar së fundmi se Izraeli po vret foshnja për hobi.
Izraeli është duke u shndërruar në një shtet pariah, siç ishte dikur Afrika e Jugut nëse nuk do të rikthehemi në veprimin si një vend i shëndetshëm. Dhe një vend i shëndetshëm nuk lufton kundër civilëve, nuk i vret fëmijët si një hobi dhe nuk I jepet ngasjes së dëbimit të popullsisë
ka thënë ai në një intervistë të cituar gjerësisht.
Sipas tij qeveria e Beniamin Netahyahut është e mbushur “me tipa hakmarrës që nuk kanë as moralin dhe as aftësinë të drejtojnë një vend në kohë krize”.
Mbi këto komente ka reguar me tërbim kryeministri Netanyahu që ka dënuar siç u shpreh ai “këtë shpifje gjakësore dhe nxitje të egër” që sipas tij shkojnë kundër shtetit. Të dhënat e deritanishme flasin se që nga tetori 2023, Izraeli ka vrarë në luftën e vet ndaj Gazas, 53 mijë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë.
Comments
Nuk eshte problemi me
Nuk eshte problemi me Netanyahun apo me nje kryetar partie izraelite i opozites qofte apo jo. Eshte Evropa qe nuk i hap syte, qe jo vetem i mban mbyllur, por i mbulon edhe me duar, per te mos pare mizorite e gjakderdhjet qe shkaktojne rraketat e tanket moderne izraelite ndaj nje popullsie, kryesisht gra e femije, te uritur, pa shtepi, pa rroba qe as te rijne ne kembe skane force.
Izoloni nje rajon ne Paris, Rome, Berlin a Madrid. Mos lini te hyje kokerr gruri, asnje bidon uje. Dhe shikoni qe ne fund te dy javeve do jene duke u zvarrisur si krimbat mbi asfalte. Pastaj mendoni nje popullsi qe po e vuan kete prej 100 ditesh. Pastaj shtoni edhe bombat milion dollareshe nga me modernet ne bote qe bien nga avionet e gjenerates se fundit f35. Dhe ne fund te dites shikoni gazetaret e REUTERS, AFP, BBC, DPA, CNN e kompani, te cilet megjithese Izraeli nuk u lejon te filmojne e as nuk u lejon te hyjne fare ne Gaza, drejtojne kamerat nga gjeneralet Izraelite qe deklarojne "Sot vrame 120 terroriste". E keta 120 trecereku jane femije nen 10 vjec e pjesa tjeter gra e pleq. Ne asnje nga faqet e pare te gazetave te medha evropiane nuk shfaqet Gaza nga lart. Sepse atehere edhe bufi me i madh anglez, francez, italian, spanjoll do e kuptonte se kush eshte kasapi e kush delja. Dhe natyrisht do hidheshin kundra qeverise se tyre qe i paska genjyer per vite e vite me rradhe.
Praktikisht Evropa e ka humbur besueshmerine qe nen thirrjet patetike te ca gjermaneve, tentojne te manipulojne nje popull te tere, gjysherit e te cileve poqen e dogjen me pak sesa izraelitet ne Palestine nese do i marrin proporcionalisht me popullsine.
Dakort SHBA jane pas izraelit, po shba te pakten nuk eshte aq demokratike sa kerkon te shitet Evropa. Shba vrau 500.000 me nje te shtene dhe sot e kesaj dite ska kerkuar te falur por e promovon si demokraci te kulluar. SHBA rrezoi qeveri e vrau pa gjyqe, ne emer te demokracise, e sot pretendon te marre nje ishull komplet ne te njejtin emer apo te zhduke 2 milion palestineze per te ndertuar pallate luksoze e pishina. Por te pakten e thote me ze te larte.
Jo si bjondet evropiane qe pervec llafeve, s'jane ne gjendje te prodhojne asgje tjeter
Evropa eshte gjithmone problemi?
Jam dakord qe duhet reagim nderkombetar. C'fare po ben Izreali eshte jashte cdo konvente nderkombetare. Po perse qenka problemi vetem i Evropes? Nqs eshte per reagim Franca ne krye ka reaguar me fort se cdo shtet tjteter se bashku me shtetet e tjera europiane. Nuk duhet te ishin shtetet arabe te parat ne reagim dhe masa? C'po ben Egjipti. Jordania. Arabia Saudite? Per ty arabet duhet te bejne sehir. Europianet duhet te shpetojne arabet? Po Rusia, Kina si superfuqi ku jane? Kur i versulesh dikujt nuk ke problem principi por perdor principin si comange te godasesh dike per arsye personale. Keshtu qe analiza jote eshte e ceket dhe e manget. Evropa kerkohet te paguaje per ndihme humanitare ne Afrike. Evropa edhe perse 8% e popullsise se botes e ka detyrim te mbaje 92% tjeter. Evropa duhet ti shpetoje te gjithe. Ndersa te tjeret duhet te mbajne duart ne bythe dhe te ferkojne koqet. Uau. Analize gjeniale nga nje mendje gjeniale.
Safet, pjeserisht ke te
Safet, pjeserisht ke te drejte por mos harro se Evropa eshte duke e furnizuar me arme dhe ushtare.
Ne jetojme ne Evrope dhe mos harro se Brukseli nuk e bojkoton Israelin ne asnje menyre apo kanal diplomatik. Arabet jane per faqe te zeze.
I pari qe mbeshtet Izraelin eshte shteti yne dhe palloshi. Situata ne Gaza eshte humanitare e aspak fetare. Andrea eshte korrekt, nuk foli si arab por si Evropian.
Add new comment