BE njofton nisjen e heqjes së masave ndaj Kosovës, Kallas: Prishtina dhe Beogradi janë të barabartë në tavolinë

Postuar në 22 Maj, 2025 19:12

Bashkimi Europian ka njoftuar më në fund heqjen e masave shtrënguese ndaj Kosovës. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e ka dhënë njoftimin gjatë një vizite në Prishtinë, ku ndohet në kuadër të një turi rajonal.

Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit. Duhet të kuptohet që nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bindë anëtarët e BE-së që t’i heqim masat, por thonë se Kosova duhet ta respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe se përshkallëzimi në veri po vazhdon përkundër kësaj. Kjo është pengesa që kemi. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat tonë, por vërtetë duhet të shohim shtensionim në veri

ka thënë ajo.

Duke cilësuar se Kosova I takon familjes europiane, Kallas ka bërë një deklaratë me rëndësi jo të vogël.

Prioritet kyç mbetet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jeni partnerë të barabartë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë do të vazhdoj ta mbështes këtë proces. Ata që kanë dyshime në të le të jem e qartë: Normalizimi i raporteve është e vetmja rrugë për të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për popujt e rajonit. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi

ka thënë ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.