Skandali me ujin "Perrier", Franca kërkon kuadër europian për ujin mineral

Çfarë quhet ujë mineral? Ose ujë I gazuar siç themi ne? Kjo pyetje ka lindur pas një skandali me prodhuesin e ujit “Perrier”, Nestle Water që depërtoi deri te zyra e presidentittë Francës, Emmanuel Macron.
Sipas një raporti të Senatit të Francës grupi zviceran kishte lobuar me sukses te qeveria franceze, përfshirë një ndihmës të Macron për të marrë autorizimin për shitje si ujë mineral të një produkti që ishte filtruar në një mënyrë të tillë që sipas vlerësimeve të mëparëshme të autoriteteve kishte alteruar përmbajtjen e vet.
Për këtë arsye Parisi zyrtar ka kërkuar që Komisioni Europian të ndërhyjë për të përcaktuar një kuadër europian për këtë çështje.
Sipas autoriteteve franceze çdo filtrim poshtë kufirit 0.8 mikron mund të rrezikojë ndryshimin e gjendjes natyrale të ujit, ndërkohë që Nestle ka fituar të drejtën të shesë si ujë mineral një produkt të filtruar në kufirin 0.2 mikron. Gjendja natyrale e ujit nuk është vetëm një pretendim higjeno-sanitar, por edhe një premisë që ka të bëjë direkt me çmimin e lartë të produktit.
Add new comment