Integriteti i Sirisë, i rikonfirmuar. Pas ShBA edhe BE heq sanksionet ekonomike

Pak ditë pas ShBA edhe Bashkimi Europian ka vendoaur heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Lajmin është komunikuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas një takimi të Këshillit të Europës.
Ne duam të ndihmojmë popullin sirian të ndërtojë një Siri përfshirëse dhe paqësore
citohet ajo.
Lëvizja përfaqëson një zhvillim me rëndësi që legjitimon qeverinë e Ahmed Hussein al-Shar’a, drejtues i grupit islamik, Tahrir al-Sham. Përtej aspektit parimor që ka të bëjë me një qeveri që nuk është zgjedhur, heqja e sanksioneve konfirmon se Perëndimi nuk sponsorizon më idenë e ndarjes së Sirisë.
Add new comment