Integriteti i Sirisë, i rikonfirmuar. Pas ShBA edhe BE heq sanksionet ekonomike

Pak ditë pas ShBA edhe Bashkimi Europian ka vendoaur heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Lajmin është komunikuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas një takimi të Këshillit të Europës.
Ne duam të ndihmojmë popullin sirian të ndërtojë një Siri përfshirëse dhe paqësore
citohet ajo.
Lëvizja përfaqëson një zhvillim me rëndësi që legjitimon qeverinë e Ahmed Hussein al-Shar’a, drejtues i grupit islamik, Tahrir al-Sham. Përtej aspektit parimor që ka të bëjë me një qeveri që nuk është zgjedhur, heqja e sanksioneve konfirmon se Perëndimi nuk sponsorizon më idenë e ndarjes së Sirisë.
Comments
Legjitimiteti i qeverise. Nuk
Legjitimiteti i qeverise. Nuk ka te beje me integritetin.
Perendimi nuk e ka
Perendimi nuk e ka sponsorizuar ndonjehere ndarjen e Sirise. Te pakten Evropa asnjehere. Kane qene SHBA qe kane armatosur, financuar e trainuar grupin kurd, te cilin e instruktuan te ndryshonte emrin brenda nates ne kongresin e famshem. Kjo nuk erdhi me qellimin e paster ne vetvete per ta ndare Sirine, por palet gjeten interesa te forta te perbashketa.
Pala amerikane gjeti kurdet pas deshtimit te famshem dhe shpenzimit te 500 milion dollateve te per te trajnuar vetem 5 persona ne luften per rrezimin e Asadit. Degjesa e gjeneralit qe deklaronte para kongresmeneve se bilanci ishte 100 milion USD per person beri buje ne ate kohe. Kurse kurdet qe deri atehere ishin shume skeptike ndaj amerikaneve vinin nga perplasjet frontale me grupet e sulmit te ushtrise turke. Dhe u shpik SDF (Syrian Democratic Forces) me emrin shume domethenes. Kurdet donin shtet me vete, po prakikisht amerikanet nuk shkuan asnjehere deri ne kete pike, pasi ishte fare e qarte se kjo do te thoshte lufte frontale me Turqine dhe kjo dilte jashte ekuacionit amerikan.
Amerika propogandon me te madhe se SDF eshte nje force siriane "spearheaded by kurdish troups" por qe ne te vertete aty vetem trupa kurde ka dhe ca kryetare te fiseve arabe qe paguhen me para amerikane vetem per te deklaruar se jane dakort me gjithcka cfare thuhet nga drejtuesit kurde.
Ishin te famshme reportazhet e BBC e CNN dhe te te gjithave gazetave te medha evropiane qe u benin jehone grave e vajzave te reja, shpesh edhe nen moshe, qe te veshura me uniforma ushtarake e me arme automatike te medha pozonin para fotografeve evropiane. Por askush nga keta nuk mirrte mundimin te thoshte qe nje pjese e madhe e ketyre ishin grabitur ne kuptimin e plote te fjales ne moshe te vogel e ishin rritur maleve per tu bere ushtare. Askush nuk merrte mundimin te fliste per fondet qe keta grupe ushtarake grumbullonin familje per familje me detyrim per te shpenzuar per kauzen.
Pasi nderhyri rusia ne ndihme te Asadit, u pa qarte qe me lufte Asadin nuk e zhvendosin dot, atehere u krijuan zona influence dhe rane dakort te gjitha palet (SHBA me kurdet, Rusia me Asadin dhe Turqia) te krijojne zonat e tyre te influences, te mos luftojne me njeratjetren, por kunder ISIS.
Kurdet shkuan edhe me tej, pasi nen hijen amerikane, u instruktuan te mirrnin ne dore puset e naftes se Sirise qe ishin nen Asadin, dhe megjithese ne ate rajon nuk kishte kurde, ata vajjten bombarduan bashke me amerikanet vrane ushtaret siriane, dhe moren ne perdorim shumicen e madhe te naftes siriane. Ruseve nuk u prishte pune kjo, e as turqve, keshtu qe nuk u perzien. E pastaj kurdet naften e nxjerre ua shisnin perseri Asadit. Dhe xhironin leket e luftes, po askujt, perfshi gjeneraleve amerikane nuk u interesoonte shume nga shkonin ato leke
Kurdet u trajnuan u financuan u armatosen per tu perdorur ne luften kunder ISIS (pasi askush nuk shpenzonte ushtaret e vet) dhe me vone ne mbajtjen ne burgje, ne territorin sirian gjithmone, te rreth 10.000 ushtareve e familjareve te tyre te ISIS, perseri pasi askush nuk mund ti mbaje ne burgjet e veta qofshin evropiane apo amerikane apo turke, pasi ligjet nuk ua lejojne. Kane kaluar shume vite e femijet dikur 4 vjec jane rritur e askush nuk thote dot pse mbahet ne burg ai femije.
Kurdet donin je shtet, e sot tentojne nje tip autonomia, pasi deklaruan se bashkohen me qeverine aktuale Siriane, po te gjithe e kane te qarte se kjo nuk mund te ndodhe nese nuk bien dakort Turqit.
Sot ne keto ekuacione eshte perfshire edhe Izraeli te cilit i intereson qe Siria te jete gjithmone ne lufte te brendshme. Interesa qe tani kane filluar te mos perputhen me ato amerikane. Nen keto ndikime ishte sekretari amerikan qe deklaroi se fundmi qe lufta e re civile ne Siri eshte disa jave larg.
Add new comment