Rizgjim i europianit në katrahurën e multikulturalizmit
Gjendja e rendit publik në Bruksel të Belgjikës cilësohet katastrofike. Bernard Quintin, një diplomat karriere dhe brukselian krenar, është vënë në krye të luftës kundër epidemisë së dhunës për shkak të drogës. Ai mban tani detyrën e ministrit për Sigurinë dhe Ccështjet e Brendshme dhe përballë tij qëndron kombinimi i të gjithë kundërshtive: mungesat buxhetore, mosbesimi i agjencive federale për të kontrolluar ccështjet e qytetit, paraliza politike rajonale dhe vetë politikanët që nuk kanë dëshirë të angazhohen në një punë të tillë.
Sipas Quintin, Brukseli është në një gjendje katastrofike qoftë edhe për faktin se prej një viti qyteti nuk ka një qeveri rajonale.
Mendoj se është një skandal. Qyteti është në prag të falimentimit nëse nuk ka falimentuar ende
shprehet ai.
Një ndër problemet kryesore është dhuna në rrugë. Në vitin 2024, u vranë 9 persona në një seri prej 90 atentatesh. Brukseli vjen i treti në Europë për dhunën, pas Marsejës dhe Napolit. Një ndër ndërhyrjet kryesore që sugjerohet si imediate është bashkimi i forcës policore të qytetit, që aktualisht ka disa të tilla. Për problemin e drogës është shprehur ai, lufta duhet zhvilluar në zinxhirin e vlerës, që nga njerëzit që e prodhojnë dhe trafikojnë te shitësit dhe përdoruesit.
Po e ekzagjeroj sigurisht, por aktualisht ne jemi në një situatë ku dikush vjen, hap karrigen e tij të vogël, vendos tavolinën dhe parasolin e tij
shprehet Quintin.
Sipas tij, një metodë për të shkurajuar këtë invadim është ajo që ai e quan Polici Shumë Irritues që supozon se polici duhet të jetë i pranishëm dhe të dijë kush është edhe përdorues në mënyrë që te ccdo hallkë të veprojë kompleksi i kontrollit.
Brukseli përfaqëson kështu një pikë të nxehtë ku krim dhe shpërthimi i tij thjesht manifestojnë një krizë menaxhimi dhe politike. Ka shumë debate nëse Brukseli duhet të vijojë të funksionojë si një rajon më vete apo të merret në kontroll nga Valonia dhe Flandra, diccka që vetë ministri e kundështon si një banor autokton i cili i takon komunitetit frëngjishtfolës.
Unë nuk jam as flamand, as valon. Unë jam brukselian. U linda këtu, prindërit e mi u lindën këtu. Jam qyteti ku u ktheva dhe dua të marr frymë pasi kam qenë për shumë kohë jashtë
thotë ai.
Ky është një mesazh shumë domethënës për atë që po ndodh në Europë. Quntin këtu flet në emër të asaj Europe që duket se ka humbur në valën e madhe migratore, në larminë e rracave që përmbytën qytetet e saj, dikur aq të identifikueshme me komunitetet dhe që thuajse u shndërrua me politikat e multikulturalizmit, një absurd ky i rrezikshëm në një kontinent ku dita nis dhe perëndon me kishat romanike dhe gotike të cilit edhe më të huajit i kujtojnë një histori të tërë.
Add new comment