Korrupsion me tenderat, arrestohet Federica Mogherini

Korrupsion. Akuza dhe dyshimi për këtë vepër janë tashmë globale dhe prekin sfera të larta edhe të atyre që predikojnë mbarë botës luftën ndaj korrupsionit. Mediat raportojnë sot se pak më parë policia belge ka ushtruar kontroll në Shërbimin Europian të Shërbimit të Jashtëm në kuadër të një hetimi të nisur pas akuzave se Shërbimi dhe Kolegji i Europës ka shpërdoruar fonde të BE-së në vitet 2021-2022.
Operacioni është drejtuar nga policia federale belge dhe zyra antikorrupsion e BE-së dhe si pasojë e tij ka ardhur edhe arrestimi i Federica Mogherinit, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme. Mogherini ka qenë rektore e Kolegjit që nga viti 2020, si dhe drejtuese e Akademisë Diplomatike që nga viti 2022. Për tenderin e kësaj të fundit është përpiluar edhe akuza.

Comments
Tek sheh se si pluskojne si
Tek sheh se si pluskojne si copa muti mbi uje, sa brenda e sa jashte shqiperise, e tek sheh KM Rama tek thote qe qeverise ju prish shume pune se ju bllokua zinxhiri i miratimit te punerave te medha, te kujtohet cufoja tek e kapen duke duke vjedhur molle e i qahej ariut se po i ndalonte qarkullimin e gjakut, nderkohe qe Cufos ju ndalua qarkullimi i molleve.
Add new comment