Shansi që PD-ja të mbetet ende opozitë

Ka një diskutim për të ashtuquajturën lëvizje e Ervin Salianjit në Partinë Demokratike. Diskutim që ngrihet prej shumëkujt që statusin e vet e ka të asociuar me statusin e PD-së jo me bindjet e veta dhe që konsideron dy teza: së pari, se PD-ja nuk duhet të përçahet dhe së dyti se lëvizja e Salianjit mund të jetë e sponsorizuar nga kryeministri Rama.
Të dyja mund të shihen si objektive, por në kontekstin e katër përballjeve të fundit mes PS-së dhe PD-së, asnjë prej tyre nuk adreson realisht problemin e opozitarizmit në Shqipëri. Ideja se PD-ja po përçahet merr parasysh vetëm stabilitetin e PD-së ndërkohë që shitja tek Edi Rama sugjeron se ky i fundit ka nevojë immediate të përhershme për të çarë pandalim një parti që nuk ka fituar kundër tij në katër përballje parlamentare.
Të dyja këto teza injorojnë edhe një aspekt tjetër që është kërkesa e një pjese të njerëzve për të prekur ndryshimin edhe me rotacionin e elitave politike. Pse jo burgosjen e tyre me dëime të përjetshme.
Injorojnë edhe faktin se logjika e do që opozita dhe opozitarët të mos kenë interes për status quonë, e cila nuk u jep asgjë. Status quonë e kërkon pushteti që të rikolaudohet në shumicë, duke mos lejuar gjeneratorë të rinj. Jo se Salianji është një i tillë, por nëse një kritikat e tij do të administrohen ndryshe, atëherë edhe dyshimi për përçarje dhe subversion do të kalohej më lehtë.
Për më tepër që është e qartë se Sali Berisha nuk e sjell dot PD-në në pushtet dhe është edhe disi fyese për një grup njerëzish që të presin nga dikush që ka ezauruar çdo ide dhe strategji, që të fitojë. PD-ja në fund të fundit ka të drejtë të testohet me një lidership të ri që të mundet të rezonojë së paku si subjekt që del jashtë pavionit të berishizmit dhe Berishës, jo në kuptimin që ky term mvesh nga e shkuara, por në kuptimin e mundësive objektive për të mundur kundërshtarin.
Vetë Berisha i ka premtuar për vite të tëra fraksionet, nuk i ka lejuar. Ka bërë kooptime dhe tani sheh armiq tek Salianji. I cili sërish ka deficitin se nuk po sqaron se çfarë do, çfarë synon. Përveç se po shihet qartë se kërkesa për largimin e Berishës po merr formën e vet.
Largimi i Berishës identifikohet me një ndryshim të madh në politikën shqiptare, ndaj edhe ai ka vlerën që ka. Ikja e tij, qoftë edhe përmes moskandidimit dhe në fund të fundit, lënia e lirë e garës, përfaqëson një etapë të cilën ajo parti ose do të duhet ta kalojë, ose do të mbetet një prani në politikë që sa vjen e zvenitet.
Se çfarë vlere ka Salianji, se çfarë agjende, apo se sa forcë ka, këtë do e provojë koha. Por që ta shohin të gjithë këtë, ai duhet lënë të flasë. Kaq duhet të jetë në fibrën e një partie që ka një rol në historinë e afërt.
s.zaimi

Comments
Ikja e Berisha...
Ikja e Berisha...
Ka qe nga viti 1991 qe kerkohet ikja e Berishes. Bile qe ne momentin qe sapo po pergatitej te vinte, kerkohej ikja e tij! Akoma pa u zgjedhur kryetar i PD-se, kerkohej ikja e tij! Besoj se ju kujtohet, sesi ne 1991 u mbodh ajo kryesia e vogel e PD-se, duke shfrytezuar mungesen e Berishes dhe Azemit, qe te benin fakt te kryer zgjedhjen e kryetarit dhe ikjen e Berishes. Ikja e Berishes eshte kerkuar, qe atehere me ngulm, cdo vit, cdo muaj, cdo jave, madje ka patur edhe cdo dite, papushim... dhe pastaj kane ikur vete; nje nga nje, apo ne grupe; kane formuar partite e tyre , me njerez te nderuar dhe te ndershem, porqe nuk i kane votuar as familjaret, madje ndoca as grate e tyre, keta te ndershmit!
Ikja e Berishes eshte kerkuar edhe atehere kur ky kishte ikur, pas 2013; duhej te ikte perfare; te mos fliste fare madje; kjo, do te ishte ikja e vertete...! Por prape, edhe atje gjysem i ikur, nuk i rrinte goja rehat! Atehere sajuan Nongraten, qe jo vetem te ikte, por edhe ta plasnin brenda dhe celsin ta hidhnin ne det...
Por edhe kete radhe nuk iku, ky Berisha. Madje, u kthye edhe me shume!
Tani ky Berisha qe duhet te ike, ky Saliu, eshte Opozitari me i votuar; eshte politikani me i votuar nga te djathtet; dhjetera gazetare dhe analiste i thone ike - 500 mije shqiptare i thone rri! Nuk po vazhdoj me tutje, se i ben dhune edhe intelektit te bretokses pyllit.
Add new comment