Një rend i ri pa shtete-kombe? Ambasadori i SHBA në Turqi: Nuk kanë funksionuar

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 21:12

Ambasadori amerikan në Turqi. Tom Barack ka komentuar vizitën e fundit të Papës në Stamboll duke ekspozuar ndër të tjera një vizion strategjik të SHBA për rajonin. Intervista e dhënë për "Kathimerini" ka marrë shkak nga një interes personal i Barack për rihapjen e Shkollës Ortodokse Teologjike të Halkisë, që sipas tij është në vëmendjen edhe të presidentit aktual Donald Trump.

I pyetur mbi “formulën” nga Kaspiku në Mesdhe, barack ndër të tjera tha:

Ne duhet të mësojmë nga e shkuara. Bosi im bën të njëjtën gjë. Arsyeja pse Presidenti Trump ka këtë vështrim global është se ai është student i historisë. Rruga e Erëzave dhe Rruga e Mëndafshit lidhnin Lindjen me Perëndimi në tri apo katër drejtime të ndryshme. Dhe përgjatë asaj rruge u realizua një përzierje qytetërimesh.

Mund të ndodhë sërish, por ne jemi të bllokuar nga shtetet kombe që nga 1919. Kjo ideja e çdo vendi, e çdo shteti që është menaxhuar nga një lloj qeverie e ndryshme nuk ka funksionuar shumë mirë. Ndaj për të krijuar një stilt ë ri përparimi, mendoni: ne kemi kaq shumë naftë në detin Kaspik që bllokohen për të dalë në Mesdhe ku porta janë Turqia dhe Greqia. Si mund të hapen ato? Si mund ta heqim qafësh këtë ndërhyrje politike? Duhet hequr qafësh ndërhyrjen politike përmes përparimit. Kjo është shpresa jonë

Nga tarifat te rrëzimi i barrierave nacionale, politika e SHBA të Donald Trump është një turbullirë që mesa duket bashkon interesat me perspektivën në horizontin e një gjeopolitike historike që thirret në ekuacion sipas një mideje që nuk dihet më se ku çon.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.