Kremlini: Zelenskiy nuk ka mandat të firmosë marrëveshje me Rusinë

Postuar në 22 Maj, 2025 09:48

Rusia pretendon se një marrëveshjeje armëpushimi apo paqeje me Ukrainën i mungon legjitimiteti i Kievit zyrtar. Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon një diplomat të lartë në Ministrinë e Jashtme, drejtorin e Departamentit Ligjor, Maksim Musikhin, sipas të cilit mandati i delegacionit ukrainas ka rëndësi thelbësore.

Ka rëndësi madhore sepse “lideri” i tyre aktual e ka humbur legjitimitetin e brendshëm, përveç atij të jashtëm, kohë më parë. Kështu që mund të ketë probleme me çdo marrëveshje të firmosur nga një person i tillë

shprehet ai.

Musikhin ka deklaruar se “duhet të jetë një person i mandatuar nga populli për të firmosur, përndryshe do të ketë probleme”.

Sipas tij, me kushtetutën ukrainase, legjitimitetin e ka kryetari i Parlamentit, ndonëse kërkesa në fjala mund të interpretohet si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër.

Firma për të cilën flet diplomati rus ka të bëjë me një memorandum të diskutuar mes presidentit të ShBA, Trump dhe atij rus, Putin.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po pae s'mblidhen evropa ti caktojne ne mbret ukraines si puna e pric vidit a mbretit te greqise vaktit se na hengren koken.
Me aq leke sa jane bere bomba e raketa aty do ishte bere maroku zvicer

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.