"Unë nuk blej kurrë oriz". Kërkon ndjesë dhe jep dorëheqjen ministri japonez i Bujqësisë

Postuar në 21 Maj, 2025 19:32

Ministri japonez i Bujqësisë, Taku Eto ka dhënë dorëheqjen pasi deklaroi se ai nuk blinte oriz pasi e merrte falas. Eto i bërë deklaratat në një seminar partie duke lënë të kuptohet se mbështetësit i jepnin përherë oriz dhe atij nuk i duhej të blinte.

Ky koment solli reagime të shumta pasi në Japoni njerëzit po përballen me mungesa dhe çmime të rritura të orizit.

Bëra një koment jashtëzakonisht të papërshtatshëm në një kohë kur konsumatorët luftojnë me çmimet që rriten

u shpreh ai për gazetarët pasi i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Shigeru Ishiba.

Edhe njëherë: u kërkoj falje njerëzve për komentet shumë të papërshtatshme si ministër

vijoi ai.

Njjë ndër arsyet e mungesave dhe rritjes së çmimeve është klima e sezonit, por edhe paralajmërimi për një tërmet të madh që ka çuar në blerje masive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.