Arkiv-Lajme të përditësuara
Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 herë më e vogël se ’01
Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat paraprake që dolën nga procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, mbyllur vetëm pak muaj më parë.
Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se në përfundim të procesit, rezulton se popullsia në vitin 2011 është 2 831 741. “Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.
Gjirokastër, kriza greke përkeqëson gjendjen financiare të biznesit
Dy fabrika me rreth 300 punëtorë, që deri dje kanë punuar me material të porositur nga Greqia në prodhimin e veshjeve e këpucëve, u mbyllën në Gjirokastër pasi punëdhënësit e tyre në Greqi nuk ofruan më punë, ndërsa aktiviteti është pakësuar ndjeshëm në tri kompani të tjera.
KESH, 110 milionë euro borxh te bankat
Kuvendi i hap dritën jeshile korporatës të vijojë importet e energjisë elektrike për muajt e ardhshëm, duke miratuar aktin normativ të buxhetit për garancinë 4.5 miliardë lekë.
Gazeta 'Shqip' publikon se në raport me nevojat e KESH-it, garancia prej 30 milionë eurosh nuk vlen as për një muaj, pasi vetëm në dhjetor, korporata ka shpenzuar për blerje të energjisë rreth 44 milionë euro. Mes debateve të shumta, mazhoranca mundi të kalonte projektin, ndërsa opozita e ka ngritur shqetësimin e krizës energjetike dhe ndikimeve në ekonomi nga rritja e borxheve.
Thellohet kriza ekonomike në Hungari
Banka Qëndore e Hungarisë rriti normën bazë të interesit në 7%, nga 6,5%, në atë që ishte rritja e dytë brenda muajit.
Ekspertët e kanë interpretuar këtë vendim të autoriteteve si një sinjal i qartë i krizës ekonomike që po përjeton vendi. Budapesti zyrtar është duke negociuar me FMN-në marrjen e një huaje madhore, por javën e fundit bisedimet ngecën për shkak të dyshimeve rreth pavarësisë së Bankës Qëndrore.
Censusi, Athina shpreh rezerva për rezultatet
"Ministria e Jashtme i ka ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet që lidhen me regjistrimin në Shqipëri, dhe ka bërë atë që është e duhur, si në nivel dypalësh ashtu dhe në nivel evropian, për të siguruar integritetin e procesit, mospengimin e regjistrimit të anëtarëve të pakicave kombëtare greke dhe çdo vendqëndrim të tyre", kështu shprehet në letrën drejtuar parlamentit, Ministri i Punëve të Jashtme Stavros Dimas, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë, pyetjes së deputetit të LAOS, Kostas Aivaliotis.
SHBA, “kryebamirësi” botëror, Shqipëria në fund
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti që shpenzon shumë më të madhe në botë për bamirësi dhe ndihma humanitare, një renditje ku midis 153 vendeve, Shqipëria pozicionohet e katërta nga fundi.
Republika e Irlandës, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe plotësojnë pesë vendet e para, informoi “Charities Aid Foundation”, në raportin e përvitshëm.
Genocidi armen, Franca "irriton" Turqinë
residenti turk, Abdullah Gyl i ka bërë thirrje Francës të heqë dorë nga miratimi i një ligji i cili propozon ndëshkimin deri në një vit burg dhe gjobë të rëndë, për të gjithë ata që mohojnë genocidin turk ndaj armenëve. Diskutimi për projektligjin në fjalë ka nisur sot në Dhomën e Ulët të Parlamentit, teksa Gyl tha paralajmëroi për prishje të marrëdhënieve me Parisin zyrtar në rast miratimi.
Biznesi kundër ERE, Bregasi: Çmimi i energjisë të mos rritet në periudhën e pikut
Komuniteti i biznesit kundërshton vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e cmimit të energjisë në periudhën e pikut. Sipas presidentit të biznes Albania, Luan Bregasi gjatë pikut kryhet një pjesë e procesit të prodhimit dhe rritja e cmimit shton koston për biznesin.
Dhuna në familje, Shqipëria firmos konventën e KiE
Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, dokument ligjor që përcakton një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje të të drejtave të grave.
Gjatë takimit me Zv/Sekretaren e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, ministri Ksera konfirmoi se Konventa e Këshillit të Evropës “ për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.
5 miliardë lekë për dritat, KESH ndryshon buxhetin e shtetit
Pak ditë para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur të ndryshojë buxhetin e shtetit. Akti normativ vjen në ndihmë të financave të Korporatës Elektroenergjetike dhe për të ndihmuar furnizimin me energji elektrike. Dhënia e 5 miliard lekëve është argumentuar si detyrimi i pashmangshëm.
"Arsyeja pse qeveria ndryshon këto programe është që KESH të marr kredi dhe hua me kushte më të favorshme se interesi i tregut. Është thjesht për të ulur koston e KESH në kooperimin e tij", tha Alfred Rushaj, zëvëndës ministër i Financave.