Biznesi kundër ERE, Bregasi: Çmimi i energjisë të mos rritet në periudhën e pikut

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 12:44

Komuniteti i biznesit kundërshton vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e cmimit të energjisë në periudhën e pikut. Sipas presidentit të biznes Albania, Luan Bregasi gjatë pikut kryhet një pjesë e procesit të prodhimit dhe rritja e cmimit shton koston për biznesin.

“Koncepti i cmimit pik, që është vënë për sipërmarrjen private, përveçse financiarisht është një ngarkesë shumë e madhe, por nga ana tjetër është një problem shumë i madh mënyra e matjes dhe e kontrollit të këtij çmimi pik në periudhat që i ka vendosur ERE. Nuk mund të ngresh cmimin e energjisë elektrike për biznesin në periudha të vështira ekonomike, sic kaluam në vitin 2011-të dhe sic pretendohet për shkak të krizës së eurozonës, të jetë edhe viti 2012-të”, tha Bregasi.

Biznes Albania kërkon që problemet që ka CEZ me operatorët e tjerë, të mos ti faturohen biznesit.
“Ne mendojmë që problemet që ka CEZ-i me operatorë të tjerë, shtetërorë apo privatë, probleme borxhesh të kaluara apo të tashme nuk mund të shkarkohen në kurriz të të tjerëve, në kurriz të sipërmarrjes vendase. CEZ-i duhet të realizojë kontratën që ka nënshkruar me shtetin tonë”, shtoi Bregasi.

Bregasi bën të ditur gjithashtu se Enti Rregullator i Energjisë nuk u konsultua me biznes Albania për rritjen e cmimit të energjisë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.