5 miliardë lekë për dritat, KESH ndryshon buxhetin e shtetit

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 08:55

Pak ditë para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur të ndryshojë buxhetin e shtetit. Akti normativ vjen në ndihmë të financave të Korporatës Elektroenergjetike dhe për të ndihmuar furnizimin me energji elektrike. Dhënia e 5 miliard lekëve është argumentuar si detyrimi i pashmangshëm. 

"Arsyeja pse qeveria ndryshon këto programe është që KESH të marr kredi dhe hua me kushte më të favorshme se interesi i tregut. Është thjesht për të ulur koston e KESH në kooperimin e tij", tha Alfred Rushaj, zëvëndës ministër i Financave.

Deputetët e PS-së thanë se ndryshimi i buxhetit është i detyruar nga keqmenaxhimi dhe aktet e dyshimta korruptive në tenderat e importit.

"Shqetësimi im real për këtë akt normativ ka të bëjë me faktin se duke rritur garancinë, në riskun që me shifrat që jepni ju për KESH kjo garanci do të rritet, patjetër pastaj do të duhen ndërhyrje të tjera buxhetore në uljen e deficcitit. Nga ana tjetër edhe dështimi i marrëdhënieve CEZ-KESH nuk ka pse ti kalojë taksapaguesve shqiptarë. Nëse themi që KESH është i detyruar të marr 106 milionë euro overdraft me kosto të rëndë, një pjesë  e mirë e saj vjen si pasojë e borxheve të këqija të krijuara në raportin e KESH me kompanitë e tjera, ku peshën më të madhe e zë CEZ", tha Arben Malaj, deputet i PS-së.

Akti Normativ u miratua me 11 vota pro dhe 7 kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Tanimë e sigurtë është që importi i energjisë do të jetë në atë sasi që kërkohet për të mbuluar furnizimin te konsumatorët. Dhjetori, janari dhe shkurti janë muajt kur kërkesa për energji është maksimale, duke arritur deri ne 23 milion kilovat orë në ditë. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.