Arkiv-Lajme të përditësuara

Ekonomistët Stiglitz dhe Roubini:2012 do jetë më keq se 2011

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 08:30

2011 vit i tmerrshëm për ekonominë? 2012 do të jetë edhe më keq. Deklarata vjen nga dy prej ekonomistëve më të njohur në botë, çmimi Nobel për ekonominë Joseph Stiglitz dhe profesor Nouriel Roubini një ndër të paktët që parashikoi krizën financiare në të cilën gjendemi sot, në një intervistë dhënë gazetës gjermane Handelsblatt.

FMN: Ulni borxhin, e ardhmja me të papritura

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 08:29

Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë na pret në 2012-n, por deri në përballjen me të papriturat, rekomandohen masa të qarta për ruajtjen e ekonomisë. 

Në thelb, raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar paralajmëron vendet e rajonit se kriza ekonomike dhe sfidat për ta kapërcyer janë të mëdha. 

FMN-ja thotë se të gjitha vendet janë të rrezikuara, madje edhe Shqipëria, që edhe pse “ka kapërcyer me sukses krizën e vitit 2009, përmes reformave, sërish ka ende pasiguri për të ardhmen. 

Siri, opozita kërkon ndërhyrje urgjente nga OKB

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 14:25

 

Koalicioni kryesor opozitar në Siri i bëri një thirrje urgjente për ndërhyrje Këshillit të Sigurisë në OKB dhe Ligës Arabe.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Këshillit Kombëtar Sirian foli për masakra të përditshme dhe për krime makabër kundër popullsisë së pambrojtur. Sipas tyre, më shumë se 250 persona janë vrarë në përballjet me forcat e sigurisë që prej të hënës.

Sëmundjet e kockave. Kostoja e trajtimit, 15 mijë euro në vit

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 14:23

Shqiptarët përditë e më shumë po vuajnë nga kockat. Mjekët thonë se shkaqet kryesore për rritjen masive të sëmundjeve të eshtrave, artriteve por edhe osteoporozës, janë bërë kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Vetëm në Qendrën Spitaliore Universitare në Tiranë aktualisht trajtohen 25 mijë persona për artrite të ndryshme. Ndërsa nga osteoporoza vuajnë 23 përqind e popullsisë dhe një në tre femra pas menopauzës preket nga kjo sëmundje. Për të përmbledhur të dhënat mbi sëmundjet e kockave, Shërbimi i Reumatologjisë  në QSUT po harton një regjistër kombëtar.

Censusi, “të pasur” brenda ditës

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 14:21

 

Pas publikimit të rezultateve mbi regjistrimin e popullsisë, shqiptarët janë automatikisht 12 për qind më të pasur se një ditë më parë, pa dalë përfundimet paraprake të censusit.

Sipas të dhënave, mbi të cilat operonin isntitucionet shtetërore, por edhe ato ndërkombëtare, në Shqipëri në fund të vitit 2010 jetonin 3 milionë e 190 mijë banorë.

Mbi këtë numër popullsie të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse llogariteshin zyrtarisht në 7667 dollarë.

Itali, ekonomia zyrtarisht në recension

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 08:25

Ekonomia italiane pësoi një rënie me 0,2% në tre muajt deri në fund të shtatorit, duke konfirmuar bindjen se vendi në vështirësi financiare tashmë është në recension. 

Të dhënat, lëshuar nga instituti shtetëror i statistikave, “ISTAT”, tregojnë se ekonomia italiane është në tkurrje për herë të parë që prej vitit 2009.

Sipas vlerësimeve shtetërore, recensioni do të bëhet edhe më i thellë në 2012-n, vit i cili pritet të mbyllet me një Prodhim të Brendshëm Bruto 0,4% më të ulët.

BB 21.6 mln $ financim shtesë për projektin e digave

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 08:23

Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi sot një hua prej 21.6 milionë dollarë, financim shtesë për projektin e sigurisë së digave të Shqipërisë. 

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, bën të ditur se huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore, rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës); dhe rehabilitimi i hidrocentralit të Komanit nëpërmjet rinovimit të pajisjeve elektro-mekanike dhe zëvendësimit të sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit. 

Të dhënat e plota të INSTAT për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 06:45

-Bazuar në të dhënat paraprake të censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Vlerësimi paraprak i numrit të personave që kanë refuzuar në këtë census është 29,355 (1.04 %).

Presidenti Topi dekreton Kodin Rrugor, dyfishohen gjobat

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 03:50

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. 

Ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan pak javë më parë në Kuvend me konsensus mes palëve. Ky ligj kërkonte 3/5 e votave për t’u miratuar.
Ligji që pritet të hyjë në fuqi 2 javë pas publikimit në Fletoren Zyrtare parashikon dyfishimin e gjobave dhe masave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Rusia do të krijojë Unionin Euroaziatik

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 03:29

20 vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia ka nisur një projekt integrimi së bashku me dy ish- republika sovjetike.  Presidentët dhe kryeministrat e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit u takuan të hënën në Moskë, në përpjekje për themelimin e "Bashkimit Euroaziatik".  Projekti i Integrimit, që synon përshirjen në të edhe të republikave të tjera, do të ketë si shembull Bashkimin Europian. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara