Rusia do të krijojë Unionin Euroaziatik

20 vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia ka nisur një projekt integrimi së bashku me dy ish- republika sovjetike. Presidentët dhe kryeministrat e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit u takuan të hënën në Moskë, në përpjekje për themelimin e "Bashkimit Euroaziatik". Projekti i Integrimit, që synon përshirjen në të edhe të republikave të tjera, do të ketë si shembull Bashkimin Europian.
Propozimi është bërë nga kryeministri rus Vladimir Putin, i cili në një artikull të publikuar muaj më parë në gazetën "Izvestia" theksoi se nuk bëhet fjalë për një rikthim apo imitim të Bashkimit Sovjetik. Vetë Rusia angazhohet tek vendet e ish- BS me ofertën për përfitime ekonomike siç është gazi me çmim të lirë.
Në fakt Më 1 Janar 2012 hyn në fuqi një rregull i ri për hapësirën e përbashkët ekonomike midis Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Të tre vendet kanë formuar që prej vitin 2007 një bashkim doganor që si synim përfundimtar ka krijimin e një Bashkimi Euro-Aziatik. Putin menson se ky union mund të realizohet deri në vitin 2015.
Duke u bazuar gjithnjë tek modeli i Bashkimit Europian, nga ku vihet re dhe ngjashmëria në emër, Bashkimi Euroaziatik do të ketë organin e vetë rregulllativ mbikombëtar që do të quhet "Komisioni Ekonomik Euroaziatik", gjë që të kujton Komisionin e BE-së në Bruksel dhe do të fillojë punën e tij në janar të vitit 2012. Ky bashkim pritet të ketë edhe parlamentin e vet, ndërsa nuk është përjashtuar as futja e një monedhe të përbashkët. "Por çështja më e rëndësishme në këtë aleancë duhet të jetë parimi i barazisë"- theksojnë politikanët rusë.
Propozimet e Putinit nuk janë të reja. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ka pasur disa përpjekje për të ruajtur lidhjet midis ish- republikave sovjetike. Shembulli më i njohur është Bashkësia e Shteteve të Pavarura (GUS), e themeluar në dhjetor të vitit 1991. Edhe pse vlerësohet si i dështuar nga vëzhguesit, ky bashkim shërben ende si platformë për takimet e krerëve të shteteve.
Gjithashtu, më shumë në letër se sa në praktikë nga viti 2003 ekzsiton edhe ideja për një hapësirë të përbashkët ekonomike midis republikave sllave Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës dhe Kazakistanit në Azinë Qendrore. Tani kjo oranizatë duhet të rigjallërohet, por me sa duket pa Ukrainën, e cila në vend të kësaj angazhohet për një integrim në Bashkimin Evropian.
Albanian Screen
Add new comment