BB 21.6 mln $ financim shtesë për projektin e digave

Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi sot një hua prej 21.6 milionë dollarë, financim shtesë për projektin e sigurisë së digave të Shqipërisë.
Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, bën të ditur se huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore, rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës); dhe rehabilitimi i hidrocentralit të Komanit nëpërmjet rinovimit të pajisjeve elektro-mekanike dhe zëvendësimit të sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit.
Financimi shtesë do të plotësojë kredinë origjinale të IDA-s prej 35.3 milionë USD për të mbështetur qeverinë në sigurimin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit mbi kaskadën e Drinit. Ai gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e efiçencës operacionale dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji për tregun rajonal të energjisë elektrike.
Ballkanweb.com
Add new comment