Arkiv-Lajme të përditësuara
Mbetjet, KQZ shqyrton kërkesën për referendum
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot në orën 11:00 projektvendimin “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”.
Në datë 30.11.2011, një grup prej 16 nismëtarësh ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkojnë fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm, për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Nga burgu në mjerim
Pasi ka lënë burgun ku qëndroi dhjetë muaj, Ardian Jupi është kthyer në shtëpi ku takoi për herë të parë nënën dhe vëllezërit e motrat më të vogla.
Punonjesit sociale, te cilet kane suguarar gjate gjithe kesaj kohe veshmbathje per te, e shoqeruan deri ne vendin ku ndodhet shtepia e te miturit dhe ku familja e tij jeton ne nje mjerim qe kapercen cdo lloj imagjinate.
Siri, ushtria vret mbi 70 dezertorë
Dhjetra dezertorë të ushtrisë janë vrarë nga trupat siriane, pasi ata u përpoqën të largohen nga bazat e tyre dhe të bashkohen me protestat kundër qeverisë, bën të ditur BBC.
Me bazë në Londër Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se më shumë se 70 të larguarit u qëlluan në provincën veri-perëndimore Idlib.
Ngjarja ende nuk është verifikuar ende pasi si media e huaj është ndaluar të raportojë nga Siria.
Observatori tha se dezertorët u vranë në Idlib me një mitraloz të artilerisë së rëndë, pasi ata u përpoqën të iknin.
Censura në Web, Kina i “mbyll gojën” mikroblog-eve
Qeveria kineze druan se “zërat” e rrjetit mund të shndërrohen në “sirena” revolte, dhe imponon shtrëngime të reja. Autoritetet e Pekinit kanë shpallur se përdoruesit e mikroblog-ut Weibo,- Twitter-i kinez, (i vërteti është rreptësisht i ndaluar në vend që prej 2009),- do të duhet të regjistrohen me të dhënat e tyre personale reale. Rregullat e reja të hyra në fuqi menjëherë, i japin tre muaj kohë përdoruesve për të kryer regjistrimin. Në rast të kundërt, përdoruesit do tu bllokohet hyrja në site e do të përballen me “pasoja legale”.
Shqiptarët shtohen, maqedonasit po rrezikohen
Treguesit statistikor gjatë gjashtë viteve të fundit theksojnë rritjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe uljen e asaj maqedonase.
Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga e përditshmja “Dnevnik” nga periudha e vitit 2004 deri në vitin 2010 ka pasur shifra të dalluara lidhur me rritjen dhe zvogëlimin e popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Derisa popullsia shqiptare ka pasuar rritje, ajo maqedonase po shënon rënie, gjegjësisht trende të larta të mortalitetit dhe zvogëlim të natalitetit.
Çmimi i ujit, rritje 66% për familjet
Aplikimi i Ujësjellësit të Tiranës për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë, duket se po i afrohet fazës përfundimtare, duke qenë se ka marrë miratimin e Këshillit të Qarkut Tiranë, të Bashkisë së Tiranës dhe të këshillit Mbikëqyrës të Entit Rregullator të Ujit.
Bulqizë, atentat me armë zjarri
Një atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Bulqizë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime policore lokale njoftojnë se shtetasit Diamant Tranci dhe Luan Drenova janë qëlluar me armë automatike nga persona që po udhëtonin me një makinë tip fuoristradë.
Sipas burimeve, dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi për shkak të plagëve të marra kishin nevojë për trajtim të specializuara.
Siria pranon kërkesën e Ligës Arabe për monitoruesit
Siria ka nënshkruar një marreveshje sot për të lejuar monitoruesit e huaj si pjesë e një iniciative të Ligës Arabe që ka për qëllim t'i japë fund një operacioni nëntë mujor me protesta kundër sundimit të presidenti Bashar al-Asad.
Ministri i Jashtëm Sirisë Walid al-Moallem tha se protokolli u nënshkrua në selinë e Ligës Arabe në Kajro. Siria ka ngecur për javë të tëra në nënshkrimin e protokollit të monitoruesve, edhe pse kishte rënë dakord në pjesë të tjera të planit. Liga ka pezulluar Sirinë dhe ka shpallur sanksione kundër Damaskut.
Banka Qëndore Europiane: Euro do të mbijetojë
Presidenti i Bankës Qëndore Europiane, Mario Draghi, kundërshtoi “gojët e liga”, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik real për shpërbërjen e monedhës së përbashkët euro.
Deklarata e Draghit u realizua gjatë një interviste për “The Times”, të publikuar ditën e hënë. Ai paralajmëroi se viti 2012 do të jetë shumë i vështirë për bankat, por dha garancitë e duhura për shmangien e një kolapsi brenda Eurozonës.
Merkel kërkon zhbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në Prishtinë se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të përmbushë kërkesat e shtruara që më parë nga ana e saj por edhe Prishtinës që të ndihmojë zgjidhjen e problemeve. Zonja Merkel i bëri këto komente në aeroportin e Prishtinës ku u prit nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi. Ajo tha se tashmë janë të qarta qëndrimet e saj kundruall situatës në veriun e Kosovës.