Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 herë më e vogël se ’01

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat paraprake që dolën nga procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, mbyllur vetëm pak muaj më parë.
Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se në përfundim të procesit, rezulton se popullsia në vitin 2011 është 2 831 741. “Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.
Sipas saj në vitin 2001, popullsia ishte 3 069 275. Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.
“Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale”- tha Nurja, duke theksuar se rezultatet e Censusit janë një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat për vendin tonë në të ardhshmen.
Ajo theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.
1 075 881 familje
740 256 njësitë ekonomike
53.75% e popullsisë në qytet
46.3% e popullsisë në fshat
Panorama
Comments
Po te ishte keshtu, tani
<p>Po te ishte keshtu, tani Shqiperia do te kishte vetem 400 mije banore (3 mln : 7.7 = 400 mije)</p>
Add new comment