SHBA, “kryebamirësi” botëror, Shqipëria në fund

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 13:10

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti që shpenzon shumë më të madhe në botë për bamirësi dhe ndihma humanitare, një renditje ku midis 153 vendeve, Shqipëria pozicionohet e katërta nga fundi.

 

Republika e Irlandës, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe plotësojnë pesë vendet e para, informoi “Charities Aid Foundation”, në raportin e përvitshëm.

 

Në raport lexohet se ndërsa është rritur ndërgjegjësimi botëror ndaj shtresave në nevojë dhe më shumë njerëz të pasur kryejnë shërbime për komunitetin, vlera e ndihmave financiare ka rënë, me të gjitha gjasat ndikuar nga kriza ndërkombëtare.

 

Gjithashtu, raporti thekson se qënia një vend i pasur, nuk është kusht për të patur një pozicionim të mirë në renditje, pasi vetëm pesë prej 20 vendeve më të pasura në botë figurojnë në listën e 20 më bamirësve.

 

E klasifikuar në bazë të ndihmave për frymë, Tajlanda kryeson dukshëm, me 85% e tajlandezëve që japin kontribute apo lëmoshë në mënyrë të rregullt.

 

Nga ana tjetër, Shqipëria është një prej vendeve më pak të ndërgjegjësuara në botë, e pozicionuar vetëm e 150-ta në këtë renditje. Vetëm Greqia, Burundi dhe Madagaskari shpenzojnë më pak në kontribute dhe vepra bamirëse. Kosova është e 71-ta, shumë më lart se ne.

 

Renditja e “CAF”-it realizohet duke patur parasysh kontributet që japin autoritetet dhe qytetarët e secilit shtet, për këtë kauzë. Ajo mund të konsultohet në faqen e organizatës në internet, www.cafonline.org.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.