Genocidi armen, Franca "irriton" Turqinë

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 12:48

residenti turk, Abdullah Gyl i ka bërë thirrje Francës të heqë dorë nga miratimi i një ligji i cili propozon ndëshkimin deri në një vit burg dhe gjobë të rëndë, për të gjithë ata që mohojnë genocidin turk ndaj armenëve. Diskutimi për projektligjin në fjalë ka nisur sot në Dhomën e Ulët të Parlamentit, teksa Gyl tha paralajmëroi për prishje të marrëdhënieve me Parisin zyrtar në rast miratimi.

Armenët thonë se gati 1.5 milionë njerëz vdiqën gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane, në vitet 1915-18, çështje ende shumë e nxehtë midis Ankarasë dhe Jerevanit zyrtar, pasi ky i fundit pretendon se bëhej fjalë për një spastrim të mirëfilltë etnik. 

Më herët gjatë javës, kryeministri Rexhep Taip Erdogan me anë të një letre paralajmëroi presidentin francez, Sarkozi për pasoja të rënda. Sipas tij, ligji është armiqësor dhe targeton direkt Turqinë dhe turqit që jetojnë në Francë.

"Hapa të tillë do të kenë pasoja të rënda ekonomike, politike, kulturore dhe në të gjitha fushat e tjera mes dy vendeve", -thotë Erdogan në letrën e tij. Sipas tij, nëse Parisi kërkon të hetojë, le të shohë politikën që ka ndjekur në Afrikë. "Le të hetojnë se sa njerëz masakruan ushtarët francezë në Algjeri dhe përfshirjen e tyre në vrasjen e 800 mijë personave në Ruanda në vitin 1994",-thotë kryeministri turk. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.