Dhuna në familje, Shqipëria firmos konventën e KiE

Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, dokument ligjor që përcakton një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje të të drejtave të grave.
Gjatë takimit me Zv/Sekretaren e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, ministri Ksera konfirmoi se Konventa e Këshillit të Evropës “ për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.
Gjatë bashkëbisedimit me zv/Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ministri shqiptar pohoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioz për të ardhmen.
Zyra e shtypit e ministrisë së bën me dije se Konventa u nënshkrua në Strasburg nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ndërsa nga Këshilli i Evropës dokumenti u firmos nga zv/Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.
Ballkanweb.com
Add new comment