Shqiperia

Ambasadori Shkurov: Shqipëria, disa dërgesa me municione në Ukrainë

Postuar në 22 Shkurt, 2024 20:36

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka shpjegon në një intervistë për MCN TV ndihmat që ka dhënë Shqipëria për Ukrainën, nga municionet ushtarake, tek financimet dhe ndihmat humanitare, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjes mbi ndikimin e Rusisë në politikën shqiptare apo afera korruptive.

Shqipëria, ndër vendet më të pazhvilluara në Europë

Postuar në 26 Janar, 2024 19:43

Europa është shtëpia e disa prej vendeve më të përparuara në botë për sa i përket zhvillimit njerëzor dhe rritjes ekonomike. Megjithatë, kontinenti i vjetër shfaq pabarazi të konsiderueshme brenda kufijve të tij. Sipas FMN-së, Evropa ka një GDP për frymë prej 35 690 dollarë, që nga viti 2024.

Pjesa perëndimore është dukshëm më e përparuar me një GDP për frymë prej 51 450 dollarë. Nga ana tjetër, në Evropën Lindore, zhvillimi ekonomik nuk ka pasur të njëjtin progres. Që nga viti 2024, Evropa Lindore raporton një GDP për frymë prej 15 670 dollarë.

Athina “ngrin” negociatat e Shqipërisë

Postuar në 13 Nëntor, 2023 18:07

Shqipëria nuk do të mund të vijojë me bisedimet e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përballur për herë të parë me një ngrirje të procesit të integrimit. Kjo për shkak se Athina zyrtare nuk ka dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Unionit për grupin e parë të pesë kapitujve të anëtarësimit.  

“Marrëveshja Rama-Meloni nuk është zgjidhje”

Postuar në 10 Nëntor, 2023 18:15

Marrëveshja me Shqipërinë nuk i mjafton Italisë për të “shpëtuar” nga emigrantët që mësyjnë brigjet e saj. Ruud Koopmans, ekspert i migracionit nga Universiteti Humboldt në Berlin, një një intervistë për DW parashikon se emigrantët që u refuzohet kërkesa për azil do të synojnë vende të tjera të BE-së. Ndaj sipas tij, Italisë i duhet një marrëveshje në nivel BE-je me Shqipërinë.

Pikëpyetjet e marrëveshjes Rama-Meloni

Postuar në 08 Nëntor, 2023 18:31

Marrëveshja e bërë publike në fillim të kësaj jave mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare ishte e papritur edhe për vetë Bashkimin Europian. Ajo u bë e para marrëveshje në Europë, falë së cilës azilkërkuesit që mbërrijnë në një vend, zhvendosen menjëherë në një tjetër.

Meloni dhe Rama mund të kenë punuar për muaj me radhë me të, por marrëveshja ka disa aspekte problematike sa i takon logjistikës, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve europiane e italiane për emigracionin.

Marrëveshja e përmbledhur

“Turizëm masiv” në një vend që rrugët nuk e përballojnë dot

Postuar në 05 Shtator, 2023 13:48

 

Tenton të hyjë nga dritarja e Italisë

Postuar në 19 Gusht, 2023 14:03

Intervista e fundit e ambasadores së BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ishte si të thuash edhe mesazhi përmbledhës i misionit të saj në Shqipëri: KORRUPSIONI ËSHTË I PËRHAPUR NGADO. Një kancer e ka quajtur ajo duke shprehur kështu një qëndrim jo vetëm personal, por edhe institucional të delegacionit të BE-së, formësuar mbi informacione zyrtare. Është e qartë se mesazhet kanë kaluar në Bruksel dhe në kancelaritë kryesore të Europës dhe se ato përfaqësojnë padys

Europa, destinacion nga “dy kahe" të ndryshme. Rasti shqiptar dhe ai gjeorgjian

Postuar në 22 Korrik, 2023 00:28

 

Raportimi/Dializë falas në Prizren për shqiptarët, kosovarëve u merren 150€/seanca në Shqipëri

Postuar në 21 Korrik, 2023 23:32

Në rubrikën e vet “Arbëri”, gazeta “Koha Ditore” publikon një shkrim me titullin: Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë.

Pse po ikim?

Postuar në 04 Korrik, 2023 16:29

Është bërë e vështirë të matësh dhe parashikosh psikologjinë e përgjithshme të shoqërisë në këtë vend. Ta zëmë, mania për të emigruar mbetet e lartë, ajo kthehet e rikthehet në formë valësh apo histerie, por nuk e humb asnjëherë tërheqjen e vet. Arsyet kryesore të ikjes: ekonomike. Por duhet të ketë diçka më shumë, që duhet hulumtuar mirë.

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia