takimi

Opozita: Gjithçka po e bëjmë për shqiptarët

Postuar në 15 Janar, 2020 14:51

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe aleatë e tij, kanë dalë sot në një bisedë me gazetarët me të cilët është sqaruar marrëveshja e djeshme. I pyetur për faktin se takimi anullon zotimet e opozitës, z. Basha tha:

Nuk ka për të pasur amnisti për Gjiknurin, as Ymer Lalën, as Dakon, askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave…Ndaj stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore është vetëm rënie viktimë e propagandës së Edi Ramës.

Vetëvendosja nuk vendos dot për kryeministrin

Postuar në 06 Janar, 2020 17:34

Albin Kurti ka zhvilluar më në fund takimin e shumëpërfolur me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Takimi u përfol se ishte konsultativ, por në finale, pas 15 minutash diskutim të dy janë ndarë. Kreu i Vetëvendosjes ka nxituar të sqarojë natyrën e takimit, duke bërë të qartë se ai shte aty si pasojë e presionit publik.

Takimi i vetëm në interes të vendit janë Zgjedhjet

Postuar në 05 Janar, 2020 14:40

 

Kryeministri po kërkon sërish takim me kryetarin e opozitës jashtë parlamentare. 
Jemi gati të ulemi dhe të flasim për gjithçka, - thotë, duke shtuar mandej se “kjo nuk do të thotë se duhet të biem dakord për gjithçka”. 

Mirëpo pasi pranoi si krejt normale largimin e opozitës nga parlamenti, pasi bëri avokatin e përgjimeve të publikuara, pasi imponoi votime me kandidatë që po bien të gjithë njëri pas tjetrit, për çfarë duhen këto takime?

Dështon takimi Thaçi-Kurti për qeverinë e re. Vetëvendosja: Kryetari nuk është në Prishtinë

Postuar në 27 Dhjetor, 2019 12:16

Takimi i thirrur nga presidentit i Kosovës Hashim Thaçi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke se nuk do të zhvillohet sot. Klan Kosova njofton se thirrja e ardhur nga Thaçi ka të bëjë me mandatimin e Kurtit për krijimin e qeverisë së re, por zyra e Vetëvendosjes në Prishtin ka deklaruar për këtë televizion se Kurti e ka të pamundur takimin pasi ndodhet jashtë kryeqytetit të Kosovës.

Takime po me liderët e Serbisë, por me dinjitet

Postuar në 26 Dhjetor, 2019 12:32

 

Vuçiç: Minishengeni më i rëndësishëm sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës. Serbisë i leverdis më shumë se të gjithë

Postuar në 12 Nëntor, 2019 12:53

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka eklaruar pas takimit me homologun francez, Emmanuel Macron se Minishengeni është më i rëndësishëm sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës. Mediat serbe citojnë presidentin Vuçiç, që mesa duket do të riorientojë investimin politik të Serbisë drejt unionit doganor në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç ka paralajmëruar gjithësesi se disa vende kanë për të dalë kundër kësaj nisme.

Kosova u vetëizolua. Nuk e kuptoj se pse

Postuar në 10 Nëntor, 2019 14:06

Kosova është kthyer bë problemin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Ohrit ku diskutohet i ashtuquajturi minishengen. Duke folur në konferencën për shtyp Rama përqendroi vëmendjen te kritika ndaj asaj që e quajti vetëpërjashtim të Kosovës. 

I çliruar nga "kompleksi Tsipras", Rama viziton Athinën pas gjashtë vjetësh në detyrë

Postuar në 29 Tetor, 2019 15:22

Kryeministri Edi Rama ka vizituar më në fund Athinën në kuadër të një takimi dypalësh me kryeministrin grek, konservatorin Kyriakos Mitsotakis. Në vizitë atë e shoqëron, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bashkë me z. Rama e njeh greqishten përderisa në media është raportuar se ajo ka jetuar për një kohë në Greqi.

Vizita e z. Rama ka ende axhendë të panjohur siç ndodh rëndom, por në krye të prioriteteve qëndron marrëveshja për kufirin. 

Macron e ka fajin?! Spanja, Danimarka dhe Hollanda kërkuan hapje negociatash vetëm me Shkupin

Postuar në 18 Tetor, 2019 11:19

Në Tiranë po orkestrohet një lloj politike dite kundër Francës dhe presidentit të saj. Sigurisht për shkak se Emmanuel Macron i tha jo hapjes së negociatave me vendin tonë, por më tej, përmendi edhe liberalizimin e vizave duke kërcënuar deri diku me një instrument që është shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Ajo që nuk po qartësohet është nëse kjo politikë e Parisit zyrtar është me disponim kundër Shqipërisë, apo lidhet me një vizion të Macron, që mund të jetë edhe ambicie personale. Në Tiranë po i fryhet idesë së Franca është kundër Shqipërisë.

Kombëtarja bekohet me fatin e kryeministrit para ndeshjes me Islandën

Postuar në 10 Shtator, 2019 14:14

Kryeministri Edi Rama është fotografuar, ose ka lënë veten të fotografohet në një takim me lojtarët e kombëtares së futbollit në Durrës. Për këtë takim kaq serioz raportohet me burime, ndoshta sepse taktika e skuadrës në ndeshjen me Islandën është tanimë çështje shtetërore.

Pages

Subscribe to RSS - takimi