takimi

Show personal i Trump si politikë e jashtme: Inspektimet ndaj Iranit të vazhdojnë!

Postuar në 11 Maj, 2018 13:04

Politika e Jashtme amerikane bëhet edhe më e paparashikueshme sesa karakteri i presidentit Trump. Disa ditë pasi ky i fundit njoftoi daljen e njëanshme nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, zyrtarë të Departamentit të Shtetit kërkojnë që inspektimet ndaj Teheranit zyrtar të vazhdojnë. Madje vetë Trump e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ai citohet të jetë shprehur në një takim në Indiana këtë të enjte që kaloi:

Gjelbërimi i Tiranës/A e (keq)përdori kryebashkiaku Veliaj kryeministrin Rama?

Postuar në 03 Maj, 2018 21:25

Dje kryeministri Edi Rama nisi atë që e quan procesi i llogaridhënies publike. Siparin e hapin një takim në Tiranë në prani të kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj për të cilin Rama tha se:

Fotolajm/Publikohet takimi Pompeo-Kim Jong Un

Postuar në 26 Prill, 2018 22:42

Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto të takimit mes ish-kreut të CIA-s Mike Pompeo me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u zhvillua në fillim të muajit prill në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes ShBA dhe Koresë. Sot Pompeo është miratuar si sekretar Shteti në Senatin amerikan. 

Ambicia e Serbisë për të qenë vendi pritës i takimit Trump-Putin

Postuar në 24 Mars, 2018 11:21

Serbia ka shprehur së fundmi interesin dhe gatishmërinë për të pritur takimin Trump-Putin që është parashikuar të mbahet së shpejti. Mediat serbe citojnë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë shprehur dëshirën, por edhe arsyet pse Serbia është vendi i përshtatshëm. 

Ekskluzive/Zbardhet biseda Rama-Meta për negociatat me Greqinë

Postuar në 19 Mars, 2018 11:45

Siç u bë e njohur, pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim në presidencë me kreun e Shtetit, Ilir Meta. Mediat raportuan se të zyrtarët biseduan për çështjen e negociatave me Greqinë dhe marrëveshjen e detit, për të cilën Meta ende nuk po jep autorizimin.

Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shtjerë në dorë pjesë nga transkripti i bisedës që ka qenë shumë e rezervuar.

Rama: Ka ndonjë çikë punë këtu?

Meta: Pse, ke ndërmend ta provosh?

(Qeshin të dy)

Basha e Lu diskutuan për të ardhmen e PD-së

Postuar në 13 Mars, 2018 20:31

Ai që mund të quhet zhvillim politik i ditës ishte vizita e ambasadorit amerikan, Donald Lu në selinë e Partisë Demokratike. Zyrtari i lartë amerikan pati një takim kokë më kokë me kryetarin, Lulzim Basha në një moment kur ku i fundit akuzohet nga kundërshtarët politikë por edhe nga elementë brenda partisë për lidhje me kompani ruse në çështjen e kontratave të lobimit.

Trump njofton takim me kreun e Koresë së Veriut

Postuar në 09 Mars, 2018 10:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohë kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tij ka rënë dakord që të ndërpresë testet e reja bërthamore dhe madje të çmontojë arsenalin bërthamor. Trump ka postuar në Twitter lajmin, që mbetet hipotetik, ndonëse ai shprehet qartë se “është planifikuar një takim”.

Ministri i Jashtëm hollandez jep dorëheqjen sepse gënjeu një herë

Postuar në 14 Shkurt, 2018 11:44

Ministri i Jashtëm hollandez, Halbe Zijlstra, ka dhënë dorëheqjen pasi gënjeu për një takim hipotetik në vitin 2006, gjatë të cilit sipas tij presidenti rus, Vladimir Putin shpalosi një strategji për  Rusinë e Madhe.

Erdogan organizon takim tresh me Vuçiç dhe presidentin boshnjak, Izetbegoviç

Postuar në 29 Janar, 2018 16:56

Pas politikave në Siri, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, hedh sytë edhe në Ballkan me një nismë diplomatike tripalëshe. Mediat serbe raportojnë për një takim tresh në Stamboll mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij boshnjak, Bakir Izetbegoviç.

“Pritet që temë e takimit të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rajon, politika turke në ballkan dhe e ardhmja e autostradës Beograd-Sarajevë”, raporton B92.

21 janari/Kryeministri nominon armiqtë e drejtësisë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:12

Kryeministri Edi Rama ka organziuar në kryeministri një takim me familjarë dhe deputetë me rastin e 7 vjetorit të 21 janarit. Kryeministri ka pranuar “sëkëlldinë e veçantë” me të cilën pret këtë datë, sepse siç tha ai “drejtësia po vonon”.

Pages

Subscribe to RSS - takimi