takimi

Propagandimi i një takimi pa objektiva reale

Postuar në 12 Shtator, 2020 13:33

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Athinë në cilësinë e drejtuesit të presidencës shqiptare të OSBE.

Pavarësisht kësaj zyra e komunikimit e Edi Ramës ka përhapur gënjeshtrat e radhës përmes atyre që quhen interpretime iluzive në media. Lexoni se çfarë raporton televizioni Top-Channel që referon burime teper te besueshme: 

Formati i ri demokratik: O me Ne, o kundër Nesh

Postuar në 08 Shtator, 2020 22:11

 Marrëveshja historike e Uashingtonit po prodhon një serial të vërtetë episodesh paradoksale në media dhe rrjetet sociale. 

Karakteristikë e politikanëve skenikë është prevalenca e shout mbi përmbajtjen, gjetja e rrugëve të shkurtra për çështje që në fakt nuk kanë përgjigje të tilla. 

Nëse presidenti Donald Trump luajti heroin e paqes në atë inskenim, figurantët rreth tij po përpiqen t’i gjejnë kuptim roleve të veta. 

Një turp edhe me standardet e servilizmit ballkanik

Postuar në 06 Shtator, 2020 15:15

Shikojeni videon: presidenti amerikan Trump njofton se Serbia do vendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. Në këtë kohë presidenti serb lëviz kokën dhe shfleton tekstin e dokumenti me pamjen e atij që pyet: po kjo nga doli?
Dëgjoni Trump që thotë se në takim janë dy “njerëz shumë të respektuar”, presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, ndërkohë që Hoti është kryeministër. 

Serbia dhe Kosova nuk kanë ditur se çfarë kanë firmosur në atë marrëveshje historike. Është një turp edhe me standardet ballkanike të servilizmit.

Jo më mbylljes së kufijve në BE për shkak të pandemisë

Postuar në 21 Gusht, 2020 02:24

Gjermania dhe Franca kanë njoftuar dje se një mbyllje tjetër e kufijve do të shmanget. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron janë takuar në Fort de Brégançon për të diskutuar disa çështje me interes dypalësh dhe europian, mes të cilave edhe menaxhimi i pandemisë.

Ne përfundimisht duam të shmangim mbylljen e kufijve sërish. Ne ramë dakord që të punojmë shumë më ngushtësisht së bashku

ka deklaruar Merkel pas takimit.

17 maji i Kosovës

Postuar në 03 Korrik, 2020 13:04

Sot në Tiranë ka qenë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Në konferencën për shtyp me homologun e tij, Edi Rama, është njoftuar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive si dhe janë lëshaur disa deklarata me karakter sensacional. P.sh z. Rama ka deklaruar se Vuçiç nuk mund të negociojë me Perëndimin për shqiptarët, diçka që nuk ka asnjë lloj kuptimi dhe nuk i përgjigjet pyetjes së bërë për deklaratën e Vuçiç se do të negociojë me shqiptarët.

Një takim që duhet bojkotuar

Postuar në 28 Qershor, 2020 14:36

Ka disa raportime mediatike, adoptuar si të vërteta edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, do të jetë në Kosovë më 1 korrik. Sipas raportimeve paraprake, z. Rama do të tentojë një koordinim të faktorit politik të Kosovës në funksion të një mbrojtjeje politike ndaj Hashim Thaçit.

Çfarë nuk bëri për këtë foto/takim me Berishën Lideri i Ballkanit!

Postuar në 25 Qershor, 2020 23:31

Gjatë një interviste në  emisionin “Rubikon”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i pëlqen të bëjë europianin e fundit në Ballkan, ka rrëfyer këtë gjoja historiçkëz: 

Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë. 
Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment.

BE-ja anashkalon SHBA, Von der Leyen njofton takim Vuçiç-Hoti

Postuar në 25 Qershor, 2020 14:04

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, ka njoftuar një takim sot mes presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një postim në tuiter, Von der Layen thotë se në takimin ku do të jetë edhe ajo prezent  do të flitet për reformat e integrimit.

Amerikanët marrin iniciativën: Takim Serbi-Kosovë më 27 qershor

Postuar në 15 Qershor, 2020 19:31

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njofton se më 27 qershor do të  nisë dialogu mes të dyja vendeve në Shtëpinë e Bardhë. 

“Lajme të shkëlqyeshme! Unë kam marrë premtim nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun’’, ka thënë ai.

Asgjë e mirë nuk del nga këto takime

Postuar në 19 Maj, 2020 19:12

Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndan sot këtë njoftim në Facebook:

Pages

Subscribe to RSS - takimi