takimi

Bisedimet e Kretës pa përfundime konkrete

Postuar në 12 Nëntor, 2017 12:54

Bisedimet e Kretës kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret për çështjet e diskutuara. I vetmi hap pozitiv konsiderohet vendosja e dialogut dypalësh, i cili siç theksohet në deklaratën e përbashkët pas takimit Bushati –Kotzias, “u zhvillua falë një pune substannciale”, “fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe”.

Me kë qeverisi për katër vjet?

Postuar në 11 Nëntor, 2017 19:14

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në një bashkëbisedim me qytetarët në Mat: 
“…kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë”. 

Duke besuar se e ka seriozisht dhe jo me nevojën për spastrime nga njerëzit e LSI-së, ky qëndrim i fundit i Edi Ramës vendos një standard pabesueshmërie në raport me institucionet.

S’ka bisedime për çamët në Kretë, zbardhet axhenda

Postuar në 09 Nëntor, 2017 11:34

Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke e komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.

Erdogan - Musk, takim në pallatin presidencial në Ankara

Postuar në 09 Nëntor, 2017 00:06

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar dje një takim me miliarderin, novatorin dhe sipërmarrësin e njohur amerikan të Silicon Valley,  Elon Musk. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial në Ankara dhe në të kanë asistuar edhe disa ministra dhe këshilltarë të Erdogan. Mediat turke shkruajnë se takimi pason një nismë të qeverisë turke për prodhimin e një makine në vend që do të plotësonte nevojat e tregut por edhe do të zgjeronte gamën e industrisë së rëndë në Turqi.

Udhëzime nga Uashingtoni per takimin e Kretës

Postuar në 07 Nëntor, 2017 13:21

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të nisin të enjten takimin disaditor në Kretë, për të zgjidhur çështje të klasifikuara si të “vështira” mes dy vendeve. Takimin e konfirmoi për gazetën lokale Flash News.gr kryetari i bashkisë se Spithas ku do të mbahet takimi, Ioanis Stefanakis.

Drutë shkurt për Beogradin; "Kosova nuk preket"

Postuar në 31 Tetor, 2017 10:15

SHBA duket se i kanë prerë drutë shkurt kësaj radhe me Beogradin zyrtar. Përmes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Washingtoni ka përcjellë për presidentin serb mesazhin e qartë dhe të prerë se “Kosova nuk preket”. Hollësi të takimit janë rrëfyer nga Aleksancëer Vuçiç për Tv Pink, ku ai ka thënë se takimi nuk ka qenë i lehtë.

Njëri gozhdës, tjetri patkoit: "Policia sulmohet nga mediat". Ministri: "Vetting policisë nga të inkriminuarit"

Postuar në 22 Tetor, 2017 11:48

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kanë organizuar sot një takim me trupën e policisë për të përcjellë disa mesazhe pas asaj që po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e kryeministrit, përveç faktit se merr në mbrojtje policinë, nuk ka asnjë rëndësi në raport me seriozitetin që pritej në këtë rast. Z. Rama është marrë me mediat, të cilatbsas tij kanë dhjetëfishuar sulmet ndaj policisë në këto katër vjet.

Takim 2 orësh i Trump me Cipras

Postuar në 17 Tetor, 2017 22:08

Takimi i Donald Trump me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Shtëpinë e Bardhë i tejkaloi dy orët duke e thyer edhe protokollin. Nga deklarata e përbashkët e dy liderëve dolën disa lajme që kanë të bëjnë me borxhin grek, ecurinë e ekonomisë të vendit fqinj, energjinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe bazën ushtarake të Souda-s.

Krizë besimi, jo krizë argumentesh

Postuar në 16 Tetor, 2017 10:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi dje gjatë një takimi me gazetarët, se do të nisë një tur takimesh me biznesin e vogël për konsultime dhe për të përgatitur kundërshtimin e përfshirjes në regjimin e TVSH-së të kësaj kategorie.

E para, do të rriten çmimet. Do të rriten çmimet anembanë vendit për konsumin e qytetarëve, do të rriten 5%, 10%, 15% apo 20% kjo do të variojë.

Trump, deklaratë pas takimit me krerët ushtarakë: Qetësi, para stuhisë

Postuar në 06 Tetor, 2017 12:24

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbajë lart stekën e deklaratave publike kur vjen pun ate çështjet ushtarake. Konkretisht, pas një takimi me krerët e ushtrisë amerikane, Trump pozoi në një foto të përbashkët duke përcjellë edhe një mesazh:

Pages

Subscribe to RSS - takimi