Dështon takimi Thaçi-Kurti për qeverinë e re. Vetëvendosja: Kryetari nuk është në Prishtinë

Postuar në 27 Dhjetor, 2019 12:16

Takimi i thirrur nga presidentit i Kosovës Hashim Thaçi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke se nuk do të zhvillohet sot. Klan Kosova njofton se thirrja e ardhur nga Thaçi ka të bëjë me mandatimin e Kurtit për krijimin e qeverisë së re, por zyra e Vetëvendosjes në Prishtin ka deklaruar për këtë televizion se Kurti e ka të pamundur takimin pasi ndodhet jashtë kryeqytetit të Kosovës.

Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit

citon Klan Kosova, Vetëvendosjen.

Sigurisht që një sjellje e tillë nuk është aspak serioze pasi bëhet fjalë për krijimin e qeverisë. Nuk është e qartë nëse Kurti po kërkon kohë për të zgjidhur negociimin me LDK-në përpara se të marrë formalisht mandatin, apo ka vërtet “një punë jashtë Prishtinës”. Por në çdo rast të refuzosh takimin e thirrur nga kreu i shtetit është të paktën mungesë serioziteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.