Vuçiç: Minishengeni më i rëndësishëm sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës. Serbisë i leverdis më shumë se të gjithë

Postuar në 12 Nëntor, 2019 12:53

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka eklaruar pas takimit me homologun francez, Emmanuel Macron se Minishengeni është më i rëndësishëm sesa tërheqja e njohjeve të Kosovës. Mediat serbe citojnë presidentin Vuçiç, që mesa duket do të riorientojë investimin politik të Serbisë drejt unionit doganor në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç ka paralajmëruar gjithësesi se disa vende kanë për të dalë kundër kësaj nisme.

Askush nuk mund të thotë që nisma në fjalë bezdis kënd, sepse nuk ka arsye racionale për një gjë të tillë. Nisma u mbështet nga SHBA dhe Macron do ta mbështesë publikisht atë. Por disa vendeve do t’u thuhet që të shprehen kundër, do ta gjejnë një arsye për këtë, sepse kanë kuptuar se ne po marrim në dorë fatin tonë dhe po i zgjidhim problemet tona. Po kuptoj se nuk arrija t’ia shpjegoj as familjes time rëndësinë e nismës. Djali i madh mendon se është më domethënëse të tërhiqen njohjet për Kosovën…

Tërheqja e njohjeve na ndihmon që të arrijmë pozicion taktik që nuk e ndryshon gjithësesi tërësinë e situatës, kurse kjo ndryshon të ardhmen e të gjithëve ne. Është jetike për të gjithë ne

ka thënë Vuçiç.

Ai ka folur me tone pozitive për aspektin ekonomik të nismës në fjalë që sipas tij e nxjerr me fitim Serbnë.

Ata që e kritikojnë nismën duhet të dinë se Serbia merr shumë prej saj. Brenda rajonit, me të gjitha vendet që kufizohemi, me përjashtim të njërit, Hungarisë, Serbia ka surplus tregëtar. Të gjithë duhet të shohin se nisma në fjalë i leverdis përmbi të gjitha Serbisë, sepse Serbia është vendi më i fuqishëm, i aftë të shesë më shumë mallra dhe shërbime, duke qenë më i fuqishmi në burime njerëzore

shtoi Vuciç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.