putin

Soros: Salvini, në pagesë nga Putin. Akuza e "fondacionit" për Trump: "Rrezik për botën"

Postuar në 03 Qershor, 2018 21:25

Miliarderi hungarez Xhorxh Soros e ka akuzuar qeverinë e re italiane si të afërt me interesat ruse. Gjatë një deklarate në Festivalin Ekonomik të Trentos, Soros ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini si një njeri të paguar nga presidenti rus Vladimir Putin. Për këtë ai iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë së re italiane për të hequr sanksionet ndaj Rusisë. Sipas Soros, Putin kërkon të domonojë Evropën, nuk do ta shkatërrojë, por ta lodhë atë.

Video/Pritje me buqetë me lule për kancelaren

Postuar në 18 Maj, 2018 16:13

Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur me lule kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është mbajtur në Soçi dhe aty ka marrë pjesë edhe kryeministri Medvedev. Vizita vjen pas miratimit nga Gjermania të gazsjellësit, Rryma Veriore.

Drejtësi nga Lart! A po kopjon Edi Rama praktikën e Vladimir Putin?

Postuar në 14 Maj, 2018 14:41

Ka më shumë se gjashtë muaj që e kemi parë kryeministrin Edi Rama të vërë në veprim praktikën e vendimmarrjes direkte për raste të supozuara korrupsioni. Shkarkimi masiv i drejtorëve të hipotekave, pastaj i drejtorëve të spitaleve, të cilëve iu kërkuar dorëheqje nën presion. Praktika duket se është korrigjues i mirë i vegjetimit administrativ dhe korrupsionit, por në thelb ajo provon se korrupsioni është sistemtik, themelor në Shqipëri dhe se në këto kushte, kryeministri është vetë Institucioni.

Thirrje për t'i dhënë fund "marrëdhënies së veçantë" me Rusinë

Postuar në 11 Maj, 2018 12:41

Revista e njohur gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një editorial të gjatë marrëdhënies së Gjermanisë me Rusinë, e cila është cilësuar si special për një kohë të gjatë. Historia e afërt dhe realitetit gjeopolitik që vazhdon që prej unifikimit gjerman, i kanë hapur rrugën idesë se mes të dyja vendeve nuk duhet të ketë më përplasje, të cilat provokuan shumëçka në Luftën e Dytë Botërore.

Video/Vuçiç, miku kryesor i Putin në paradën e Moskës

Postuar në 09 Maj, 2018 14:09

Video/Putin prezanton limuzinën e re Kortezh me rastin e marrjes së detyrës

Postuar në 07 Maj, 2018 14:08

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur të inaugurojë limuzinën e tij të re me rastin e ceremonisë së marrjes së detyrës. Limuzina bën pjesë në projektin Kortezh dhe sipas televizionit “RT” ajo është e apra në procesin e zëvendësimit të mjeteve për personalitetet e vendit. Deri më tani qeveritarët rusë kanë përdorur makina gjermane që nga koha e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe aktualisht Kortezh, pretendon të manifestojë luksin dhe arritjet teknologjike të Rusisë.

 

Urdhërarrest për Gylenin një ditë para vizitës së Putin

Postuar në 02 Prill, 2018 16:55

Turqia ka urdhëruar arrest ndaj klerikut musliman, Fethullah Gylen dhe shtatë personave të tjerë për vrasjen e ambasadorit rus Andrei Karlof në vitin 2016. Sipas gazetës, Haberturk ky urdhër-arresti lëshohet , një ditë para se presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Ankaranë.

Andrei Karlof ra i vdekur nga të shtënat e një polici në detyrë, teksa ishte duke folur për hapjen e ekspozitës në dhjetor 2016. Ai  bërtiti "Allahu Ekber" dhe "mos harroni Aleppo-n" si zjarr të hapur. Më pas u vra nga policia.

Një fitore diplomatike për Theresa May

Postuar në 27 Mars, 2018 09:47

Edhe Maqedonia i është bashkuar masave të marra nga disa vende kryesore të Perëndimit për çështjen “Skripal”. Ministria e Jashtme e këtij vendi ka njoftuar se është dëbuar nga vendi një person, pjesë e stafit të ambasadës ruse në Shkup.

Ambicia e Serbisë për të qenë vendi pritës i takimit Trump-Putin

Postuar në 24 Mars, 2018 11:21

Serbia ka shprehur së fundmi interesin dhe gatishmërinë për të pritur takimin Trump-Putin që është parashikuar të mbahet së shpejti. Mediat serbe citojnë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë shprehur dëshirën, por edhe arsyet pse Serbia është vendi i përshtatshëm. 

"Mandati im i fundit"

Postuar në 18 Mars, 2018 23:53

Në zgjedhjet presidenciale ruse nuk ka asnjë suprizë. Vladimir Putin po shkon drejt fitores së sigurtë, madje me diferencë të thelluar në raport me 64% të votave që mori në vitin 2012.

Mediat rapotojnë se nga gjysma e kutive të numëruara, Putin ka siguruar 75% të votave, i pasuar nga milioneri komunist Pavel Grudinin. Në garë ishin edhe gazetarja Ksenia Sobchak dhe nacionalisti i njohur, Vladimir Zhirinovsky. Rivali opozitar, Aleksei Navalny u përjashtua nga gara.  

Pages

Subscribe to RSS - putin