Thirrje për t'i dhënë fund "marrëdhënies së veçantë" me Rusinë

Postuar në 11 Maj, 2018 12:41

Revista e njohur gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një editorial të gjatë marrëdhënies së Gjermanisë me Rusinë, e cila është cilësuar si special për një kohë të gjatë. Historia e afërt dhe realitetit gjeopolitik që vazhdon që prej unifikimit gjerman, i kanë hapur rrugën idesë se mes të dyja vendeve nuk duhet të ketë më përplasje, të cilat provokuan shumëçka në Luftën e Dytë Botërore.

Shkrimi nis me një shembull që dëshmon këtë lidhje të posaçme. Shembulli është muzikanti Justus Frantz, që ndan jetën dhe karrierën mes të dyja vendeve.  Frantz thotë se ministri i Jashtëm aktual i Gjermanisë, Heiko Maas i kujton ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Prusiane, Von Moltke që nisi Luftën e Parë Botërore.

Në themel të kësaj marrëdhënieje qëndron emocioni që provokoi LIIB e cila paradoksalisht i solli gjermanët dhe rusët më afër me njëri-tjetrin. Diçka që duket se po shkon drejt fundit.

Ka një ndarje të thellë në Gjermani që shkon mes lindjes dhe perëndimit dhe mes rusofilëve dhe skeptikëve ndaj Rusisë. Ndarja përshkon partitë politike të vendit sidomos socialdemokratët por ajo është e pranishme edhe te CDU e madje edhe në partinë probiznesit, Demokratët e Lirë. Çështja ruse është diçka që kalon linjat e partive

shkruhet në editorial.

Në këtë kontekst vihet edhe sjellja e ministrit të ri, Maas, i cili për të dalluar veten nga paraardhësit, zgjodhi të godasë me çështjen ruse. Rasti “Skripal” dha një shans në këtë drejtim, suikurse roli i Rusisë në luftën e Sirisë. Por sipas revistës, Maas neglizhoi ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Sipas editorialit, atij iu kthyen kundër edhe miqtë brenda partisë së vet, ndonëse kësaj radhe vetëm privatisht.

Në themel të kësaj luhatjeje që provokon tensione qëndron opinioni. 94% e gjermanëve mendojnë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të rëndësishme dhe është kundërpolitike që në një shoqëri të strukturuar si ajo gjermane të tallesh apo shpërfillësh sondazhet. Nga ana tjetër, tregu rus është shumë i rëndësishëm për kompaninë “Volkswagen” me qendër në Saksoninë e Poshtme.

Por arsyeja krysore pse debate është kaq I ndezur brenda socialdemokratëve është sepse ai prek një parim thlebësore të tyre: Ostpolitikën e Brandtit

vijon revista.

Gazsjellësit, Ukraina, interesi ekonomik, të gjitha këto komplikohen shumë kur vihen përballë kërkesës që ka ndaj Gjermanisë për të përfaqësuar njëfarësoj edhe Europën. Editoriali nuk sqaron mirë se çfarë ka ndarë të dyja vendet dhe çfarë ka dëmtuar marrëdhëniet e tyre, duke lënë të kuptohet se fajtori për këtë është ministri i Jashtëm, Maas. Diçka që ngjan e pamundur qoftë edhe duke konsideruar shifrat e shkëmbimeve tregëtare – eksportet gjermane drejt Rusisë u pesëfishuan në vitin 2017.

“Spiegel” shkruan se Putin dëshiron që Perëndimi të njohë sferën e influencës së Rusisë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik përveç Balltikut.

Gjermania sigurisht nuk mund të japë një njohje zyrtare të tillë por do të kishte kuptim që të merrte më shumë në konsideratë interesat ruse. Fati i Ukrainës tregon se është e padobishme për Perëndimin që të vazhdojë të këmbëngulë në parimet e veta kur nuk mund t’i mbrojë ato kundër një Rusie të paskrupullt. Berlini ka nevojë për Realpolitik si qasje ndaj Moskës

përmbyll editorialin revista. Sugjerimi është që Berlinit i duhet një politikë gjermane, racionale dhe e ftohtë, që dallon nga politika europiane apo mishërimi i saj te kredencialet morale dhe parimet mbi vlerat. Në fund të fundit, Gjermania nuk ka aq fuqi, e bashkë me të as Europa që të imponojë diçka në kufijtë e vet me Rusinë e cila po kërkon që ta lënë rehat të paktën në Ukrainë dhe Bjellorusi, si garanci për sigurinë e saj, ashtu edhe për shtrirje ekonomike. Një thirrje që duket se nuk i përshtatet Merkelit dhe do të duhet të presë edhe disa vjet për t’u materializuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.