Një fitore diplomatike për Theresa May

Postuar në 27 Mars, 2018 09:47

Edhe Maqedonia i është bashkuar masave të marra nga disa vende kryesore të Perëndimit për çështjen “Skripal”. Ministria e Jashtme e këtij vendi ka njoftuar se është dëbuar nga vendi një person, pjesë e stafit të ambasadës ruse në Shkup. Në njoftimin për shtyp, Ministria informon se vendimi është marrë në konsultime të ngushta me NATO-n dhe Bashkimin Europian si dhe në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.  Në këtë nen shtetit pritës i njihet e drejta që në çdo kohë dhe pa patur nevojë të shpjegohet të kërkojë largimin dhe shpalljen non grata të një personi që është pjesë e stafit diplomatik të një shteti tjetër.

Vendet që kanë marrë masa të ngjashme në shenjë solidariteti për pretendimin e Britanisë së Madhe për çështjen “Skripal” janë: SHBA, Ukraina, Kanadaja, Polonia, Franca, Gjermania, Lituania, Republika Çeke, Hollanda, Danimarka, Spanja, Italia, Estonia, Rumania, Kroacia, Finlanda, Suedia, Shqipëria dhe Maqedonia.

Miinistri i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka deklaruar se vendimi i marrë nga disa shtete për këtë çështje tregon frustrimin e tyre me Rusinë dhe gjithçka ajo përfaqëson sipas narrativës perëndimore.

Në një opinion entuziast në BBC, korrespondenti diplomatik, Jonathan Marcus, shkruan se kjo që po ndodh është në fitore diplomatike e rëndësishme për Theresa May, e cila merr edhe më shumë vlerë sepse ndodh në një moment kur raportet e Londrës me BE-në nuk janë në ditët më të mira.

Sipas tij, tani që Perëndimi është vënë në lëvizje kundrejt manovrave të Kremlinit, është koha që të kuptohet dhe të bihet dakord se çfarë është problemi i quajtur Rusi. Marcus shkruan se termi Luftë e Ftohtë është mbivlerësim për Rusinë, e cila pavarësisht aftësive të veta të jashtëzakonshme për të krijuar turbullira, nuk është Bashkimi Sovjetik që ishte i aftë të mobilizonte njerëz në mbarë botën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.