"Mandati im i fundit"

Postuar në 18 Mars, 2018 23:53

Në zgjedhjet presidenciale ruse nuk ka asnjë suprizë. Vladimir Putin po shkon drejt fitores së sigurtë, madje me diferencë të thelluar në raport me 64% të votave që mori në vitin 2012.

Mediat rapotojnë se nga gjysma e kutive të numëruara, Putin ka siguruar 75% të votave, i pasuar nga milioneri komunist Pavel Grudinin. Në garë ishin edhe gazetarja Ksenia Sobchak dhe nacionalisti i njohur, Vladimir Zhirinovsky. Rivali opozitar, Aleksei Navalny u përjashtua nga gara.  

Duke folur para njerëzve në Moskë, Putin, në detyrë prej 3 mandatesh, me një thyerje në mes të një mandati si kryeministër, tha se “njerëzit njohën arritjet e këtyre viteve”. Ai ka lënë të kuptohet se ky mandat i katërt që konsumohet në 6 vjet do të jetë i fundit.

“Nuk do rri në detyrë edhe kur të jem 100 vjeç”, tha Putin, ndoshta në një sqarim politik për dilemat që sjell kjo garë e pakufizuar. Zgjedhja e tij përkon me një tjetër zhvillim me shumë rëndësi: rikonfirmimin në detyrë të presidentit kinez, Xi Jinping, por që këtej e tutje do të jetë pa kufizim mandate.  

Media e njohur amerikane “Bloomberg” e cilësonte këtë zhvillim në të dyja vendet si fundin zyrtar të rendit ndërkombëtar amerikan. Sipas shkrimit në fjalë, Kina dhe Rusia kanë vulosur kundërshtimin dhe aftësinë për të sfiduar me një model të tyrin rendin liberal amerikan, që tanimë do të duhet jo të synojë integrimin global, por ruajtjen e vet në një zonë të caktuar. Nëse do të shihet kështu, pra me dramën e kufizimit të një rendi, atëherë, diçka e rëndësishme ka ndodhur, edhe pse për të kuptuar plotësisht dimensionin e zgjedhjeve duhet të jepet edhe perspektiva e njerëzve që banojnë në këto vende, diçka që nuk ndodh me mediat e Perëndimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.