Soros: Salvini, në pagesë nga Putin. Akuza e "fondacionit" për Trump: "Rrezik për botën"

Postuar në 03 Qershor, 2018 21:25

Miliarderi hungarez Xhorxh Soros e ka akuzuar qeverinë e re italiane si të afërt me interesat ruse. Gjatë një deklarate në Festivalin Ekonomik të Trentos, Soros ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini si një njeri të paguar nga presidenti rus Vladimir Putin. Për këtë ai iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë së re italiane për të hequr sanksionet ndaj Rusisë. Sipas Soros, Putin kërkon të domonojë Evropën, nuk do ta shkatërrojë, por ta lodhë atë.

Opinioni publik italian ka të drejtë të dijë nëse Salvini është në pagesë nga Putin

citohet Soros.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ministri i Brendshëm, njëkohësisht drejtues i Lega-s, që ka mohuar të ketë marrë një lirë, euro, apo një rubël nga Rusia, ndonëse ka shtuar se:

Konsideroj Putinin si një ndër burrat më të mirë të shtetit dhe më vjen turp që në Itali ftohet të flasë një spekullator i paskrupullt si Soros.

Gazeta italiane, “Corriere della Sera” citon më tej miliarderin amerikan të jetë shprehur se “Trump është kërcënim për botën”, që “nuk kupton elementët bazë të ekonomisë”.

Këtë përcaktim e përdori gjatë fushatës presidenciale në SHBA edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një ndërhyrje thuajse harbute përmes një interviste në CNN. Duket se origjina e këtij përcaktimi nuk është personale, por i përket një klubi, i cili duket se ka marrë goditje të madhe në pushtetin e vet nga fitorja e Donald Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.