Urdhërarrest për Gylenin një ditë para vizitës së Putin

Postuar në 02 Prill, 2018 16:55

Turqia ka urdhëruar arrest ndaj klerikut musliman, Fethullah Gylen dhe shtatë personave të tjerë për vrasjen e ambasadorit rus Andrei Karlof në vitin 2016. Sipas gazetës, Haberturk ky urdhër-arresti lëshohet , një ditë para se presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Ankaranë.

Andrei Karlof ra i vdekur nga të shtënat e një polici në detyrë, teksa ishte duke folur për hapjen e ekspozitës në dhjetor 2016. Ai  bërtiti "Allahu Ekber" dhe "mos harroni Aleppo-n" si zjarr të hapur. Më pas u vra nga policia.

Erdogan fajëson organizatën e Gylenit se fshihet pas vrasjes. Presidenti turk gjithashtu akuzon rrjetin e klerikut për grushtin e dështuar të shtetit të në korrik 2016. Gylen, i cili jeton në SHBA që nga viti 1999, ka mohuar akuzat dhe ka dënuar grushtin e shtetit. Putin mbërrin në Turqi nesër për një vizitë dy-ditore ku do të takohet me Presidentin Erdogan dhe Presidentin iranian, Hassan Rohani. Të tre vendet janë garantuese të bisedimeve të paqes së Astanës, për zonat "e paqes" në Siri.

Siç njoftoi Kremlini, Putin dhe Erdogan do të inaugurojnë  zyrtarisht njësinë e parë termocentralit bërthamor Akkuyu në Turqi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.