mediat

Kamera e medias filmon fletët mbi tavolinë, incident në komisionin e jashtëm

Postuar në 05 Tetor, 2015 19:44

A mund të xhirojë media fletët A4 mbi tavolinë, në një mbledhje të hapur të komisionit të Jashtëm parlamentar, që është e ftuar të pasqyrojë? Mesa duket, jo. Një konflikt me këtë temë ka ndodhur sot në mbledhjen e komisionit, ku kamera e një televizioni po xhironte një raport konfidencial të Ministrisë së Jashtme. Kjo ishte e palejueshme, sipas kryetares së komisionit Arta Dade, që kërkoi daljen e kësaj mediaje nga salla. Por pas këtij debati u largua nga salla dhe opozita. Ndërsa disa prej gazetarëve u rikthyen.

Tjetër histeri shqiptaro-greke me "zogun" e Lilës

Postuar në 27 Shtator, 2015 11:01

Ballkani mbetet Ballkan, pavarësisht se tenton të moderohet formalisht me këmbënguljen për të qenë me pahir europian, kur akoma frustrohet nga gjestet me natyrë nacional-folklorike. U duk në ndeshjen e Beogradit sa europianë janë serbët dhe po ashtu sa europianë jemi ne shqiptarët. Gjithsekush me mëkatet e veta dhe budallallëkun që udhëhiqet nga politika e raporteve dhe fqinjësisë së mirë. Këto shfaqje vazhdojnë të gjejnë terren në futboll, kur topi i këmbës fillon të ngatërrohet me ngërçet e mendjes si më fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumeve.

Anomalitë e Tatimeve, Ministria e Financave hyn në polemika me mediat

Postuar në 25 Shtator, 2015 11:24

Ministria e Fiancave ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp lidhur me një lajm një të botuar në disa media të shkruara se “janë gjobitur 90 për qind e tatimpaguesve për shkak të defekteve në sistemin e ri informatik të tatimeve”, duke e quajtur të pavërtetë këtë lajm. Sipas ministrisë së Financave "nuk kemi të bëjmë me gjoba, por me përgjegjësi tatimore që i janë ngarkuar biznesit dhe jo me defekte në sistemin e ri informatik të tatimeve, por me anomali".

Islamofobia e papërligjun ndër lajmendjekësit shqiptarë

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:20

Asht koha kur spektakli ka arritë hipostazën e tij përfundimtare. Nuk prodhon ma as diçka që të ketë të paktën nivelin e argëtimit. Kurse niveli artistik asht zhdukë me kohë, tue ia lanë vendin nji sheshimi të frikshëm, që gjasme kompensohet me kurbën luhatëse të statistikave të shitjeve. Tashma spektakli shet vetëm kronikën e vetes. I shet spektatorit lakuriqsinë e ktij vetë, si rrobaqepsit e Andersenit rrobat e reja të mbretit. Dhe ajo çka transmeton janë vetëm tiket. Spektatorët dita-ditës shkojnë drejt zombifikimit.

Pages

Subscribe to RSS - mediat