mediat
OSBE-ja rrëzon sërish draftin për mediat. AMA, gjobat dhe AKEP, probleme të këtij projekti
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka hedhur sërish poshtë draftligjin e qeverisë shqiptare për mediat elektronike.
Kërcënim pa adresë për mediat: Do bëjmë atë që nuk ua rrok imagjinata
Kryeministri ka paralajmëruar sot përmes rrjetit social tuiter mediat. Përmes këshillave urdhëruese dhe kërcënimeve, Edi Rama ka mbyllur ligjërimin e shkurtër duke deklaruar se do të bëjë atë që nuk ia pret mendja kujt.
shkruan z. Rama.
Nuk dihet se çfarë apo kush e ka mërzitur z. Rama, por është e qartë se kaosi në menaxhim që ka dalë zbuluar po vë në diskutim qetësinë sociale.
Pa median politikanët shqiptarë do të ishin çobenj
Trillim apo realitet?
Mediat shqipe edhe në ketë zezëditë kanë filluar të gatuajnë ndodhi dhe lajme të pavlera e spektakolare, më shumë se informata dhe lajme të rëndësishme e të dobishme.
Spekullime mbi një strategji të re të Rusisë në Ballkan
Media malazeze “Analitika” raporton për një plan teorik të përpunuar nga një qendër politologjike ruse, Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare që drejtohet nga ish-ministri i Jashtëm Ivor Ivanov.
Sipas medias malazeze, dokumenti quhet “Rusia në Ballkan” dhe në të renditen pesë kapituj. Sipas tij, Ballkani përshkruhet si rajon që është në epiqendër të zhvillimeve ndërkombëtare çka e bën të domosdoshëm qasjen e re të Rusisë për të ruajtur apo thelluar ndikimin e vet në një zonë ku ka qenë tradicionalisht e pranishme,
Zëdhënës i lirisë së medias? Është një rol që nuk i shkon
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë sot përmes një postimi në rrjetet sociale shqetësimin e tij për largimin nga News24 të dy gazetarëve që drejtojnë emisione të ndryshme. Adi Krastës dhe Ylli Rakipit. Shumëkush mund të pyesë se pse duhet që një politikan të ndërhyjë në zhvillimet mediatike në vend, duke qenë se ai median e ka vetëm si ndërmjetës të marrëdhënieve të veta me opinionin publik. Por kur lexon interpretimin e z.
Policia argëton djalin e Salvinit, zien Italia (Video)
Italia po zien nga një tjetër skandal me protagonist ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini. Numri dy i qeverisë italiane kërkoi falje pas fotografive dhe videove të djalit të tij ku shfaqet duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det.
Po na vriten vipat...
Mediat raportojnë se gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal në Jal të Vunoit ka patur përplasje me armë mes dy grupeve. Në fillim grupet janë konfrontuar fizikisht, por pastaj kanë krisur armët dhe për rrjedhojë, siç shkruajnë këto media, “klientët e lokalit VIP” janë futur poshtë tavolinave.
Karikatura, shkëlqim dhe venitje në dy kohë politike
Karikatura si nëndegë e artit viziv njihet ndryshe si portreti i ekzagjeruar. Vetë fjala ka kuptimin e paraqitjes groteske ose qesharake nëpërmjet ekzagjerimit të një tipari karakteristik, ndërsa ruhet ngjashmëria e përgjithshme.
Si një zhanër që njohu zhvillim në shekujt e 16 dhe 17, karikatura u përdor nga satiristët e kohës për të vënë në lojë figura publike dhe politikanë. Megjithatë, disa e lidhin origjinën e karikaturës me Leonardo Da Vincin dhe vizatimet e tij në vitet e fundit të shekullit XV.
Çlirohu nga komplekset z. Kryeministër! Merkel nuk të kërkoi ndjesë për gazetën "Bild"
Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbylljes së votimeve në një konferencë me entuziazëm të parapërgatitur në selinë e partisë që drejton. Duke parë termat që zoti Rama kishte zgjedhur, binte në sy përdorimi i shpeshtë i fjalës Popull, Komb, duke sinjalizuar se kryeministri i Shqipërisë ka hyrë në një fazë delirimi që përcakton padyshim fundin politik të afërt. Zoti Rama ka tagër përfaqësimi të qartë politik dhe ekzekutiv dhe askush nuk e ka nominuar atë si baba të kombit – nëse ka diçka të tillë – që të flasë në emër të ndjesive të të gjithëve. Por jo vetëm kaq.
Fake news dhe fake logjika e vullnetarëve të ambasadës amerikane
Mathew Palmer shkarkohet.
Ky “lajm” u përhap me shpejtësi në disa media online, pasuar mandej nga gjyqi politik i gazetarëve “seriozë” që ia ngopën “lajmin” të shndërruar në status “fake” Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Për ca e ca bota është katrore: shpjegohet me Kryemadhin dhe Bashën.
“Historia” është më e thjeshtë se kaq: “lajmi” bashkë me fotomontazhin e postimit tuiter të Mike Pompeo u realizua në Paint për t’u postuar në rubrikën “Të Kripura” në ResPublica, një rubrikë humoristike.