Anomalitë e Tatimeve, Ministria e Financave hyn në polemika me mediat

Postuar në 25 Shtator, 2015 11:24

Ministria e Fiancave ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp lidhur me një lajm një të botuar në disa media të shkruara se “janë gjobitur 90 për qind e tatimpaguesve për shkak të defekteve në sistemin e ri informatik të tatimeve”, duke e quajtur të pavërtetë këtë lajm. Sipas ministrisë së Financave "nuk kemi të bëjmë me gjoba, por me përgjegjësi tatimore që i janë ngarkuar biznesit dhe jo me defekte në sistemin e ri informatik të tatimeve, por me anomali".
"Zbatimi i sistemit të ri informatik të tatimeve diktoi dorëzimin e detyrueshëm, vetëm nëpërmjet formës elektronike, të deklaratave tatimore për të gjithë llojet e tatimeve.
Në këto kushte, tatimpaguesit që nuk bënë deklarimet e tyre për këtë lloj detyrimi tatimor janë penalizuar për mosdeklarim në afat. Për këtë, arsye këto ditë është paraqitur dhe miratuar propozimi që tatimpaguesve, të cilët, me fillimin e sistemit të ri të IT, edhe pse nuk kanë patur përgjegjësinë tatimore për një tatim apo taksë të caktuar, janë ngarkuar me këtë përgjegjësi dhe për pasojë janë evidentuar si debitorë pranë administratës tatimore, deri në datën 31.08.2015, u shfuqizohen gjobat dhe interesat e përllogaritura"-shkruan Ministria e Fianncave reagimin e vet duke e përkufizuar gjithë situatën si anomali dhe jo si defekt. Ky qëndrim është shoqëruar me një reagim të kryeredaktores së revistës "Monitor", Ornela Liperi, e cila i ka përcjëllë Ministrisë së Financave relacionin e Projektligjit që ajo vetë ka hartuar për faljen e gjobave fiktive për 90 për qind të bizneseve si pasojë e mospërshtatjes së sitemit të ri elektronik të tatimeve. Po e përcjellim atë në formë konfidenciale siç i ka shkuar dhe këshilltarit për Mediat në Ministrinë e Financave.
"Bardhi, kjo pjese eshte shkeputur nga relacioni R E L A C I O N
PËR PROJEKLIGJIN “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008, ‘PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’, TË NDRYSHUAR ku thuhet:
Me argumentin se së pari periudha kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri nuk duhet të shoqërohet me gjoba, së dyti numri i tatimpaguesve që janë dënuar me gjoba për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore është thuajse 90%, së treti vënia e gjobave në mënyrë kaq masive cenon besimin e tatimpaguesve ndaj administratës tatimore dhe reduktimin e nivelit të vetëdeklarimit të detyrimeve tatimore dhe së fundi numri i apelimeve është shumë i madh në një kohë shumë të shkurtër, gjë që sjell pamundësi nga ana e Drejtorisë së Apelimit Tatimor për shqyrtimin e të gjitha këtyre ankesave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.