Arkiv-Lajme

Sulmi ndaj RENEA-s, hakmarrje e porositur nga burgu. Vëllezërit Aliko të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit

Postuar në 26 Qershor, 2015 02:25

Dy vëllezërit Aliko, Arbioni dhe Albani, janë dhe dy personat kryesorë që dyshohen si përgjegjës për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat. Dyshohet se ata janë hakmarrë për shkak të kontrolleve të shpeshta të policisë në banesën e tyre. Burime të prokurorisë thonë se ata kanë qenë prej muajsh nën përgjim. Kjo, pasi dyshoheshin të përfshirë në ngjarje kriminale, si sulmi në muajin mars. Prokuroria pritet që ndaj vëllezërve Aliko tashmë të kërkojë masën e arrestit me burg.

Veliaj shpjegon planin e tij për Tiranën ku një burim të ardhurash përmendi dhe identifikimin e 182 hapësirave për parkingje

Postuar në 26 Qershor, 2015 02:02

Erion Veliaj u dha përgjigje pyetjeve të analistëve, Mustafa Nano, Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi të cilët ishin bashkarisht në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës. Veliaj e nisi fjalën e tij me përvojën e fituar nga fushata zgjedhore, një fushatë e gjatë dhe mjaft intensive. “Qyteti nuk i ka punët mirë. Është pak a shumë në të njëjtën situatë siç trashëguam shtetin në 2013, me një faturë financiare që jam kurioz të shoh se sa do të jetë debia e Bashkisë së Tiranës. Sot një inventar me 4500 problematika të vogla”, u shpreh ai.

Strategjia për të mbushur buxhetin e shtetit, 85 objekte privatizohen deri në fund të 2015

Postuar në 26 Qershor, 2015 01:30

Shteti vazhdonte ketë ende objekte të cilat mund ti sjellin të ardhura. Shitja e tyre është në strategjinë e mbushjes së buxhetit të shtetit. Në këtë kuadër Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të nxjerrë në shitje deri në fund të vitit rreth 85 objekte shtetërore. Drejtori i Privatizimit në këtë dikaster, Zamir Stefani, u shpreh në një intervistë për “Tv Scan”, se ka përfunduar dokumentacioni i paketës së parë prej 45 objekte.

Shqipëri hesapi - policia shpall në kërkim një të arrestuar prej një viti. Dhe bëhet fjalë për listën e të kërkuarve në Lazarat

Postuar në 25 Qershor, 2015 19:29

Dje në mbrëmje, gazetarja e “Top-Channel”, Anila Hoxha, deklaroi gjatë një lidhjeje direkte me gazetarin Sokol Balla, se një nga personat e shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, si i dyshuar i grupit që po bënte rezistencë të armatosur në Lazarat, në fakt ishte i arrestuar që prej një viti. Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Boci, 48 vjeç, arrestuar më 29 qershor të vitit 2014, në kuadër të operacioneve antidrogë në Lazarat.

A. amerikan, Lu, mesazh Halim Kosovës: “Ambasada jonë ka folur shpesh rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë...Ju ishit i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur”

Postuar në 25 Qershor, 2015 18:49

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i ka dërguar kandidatit të opozitës për Tiranën, Halim Kosova, një mesazh urimi për fushatën qytetare që zhvilloi. Lu ka cilësuar se Kosova ka dhënë një kontribut për shëndoshjen e sistemit politik në Shqipëri. Më poshtë mesazhi i ambasadorit amerikan që vë edhe njëherë theksin te kandidatët e kriminalizuar. “I dashur Dr. Kosova. Doja t’iu dërgoja këtë letër, për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika.

Raporti i DASH për vitin 2014: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Postuar në 25 Qershor, 2015 14:38

Vitet ikin dhe Shqipëria, në planin e të drejtave themelore që përmbahen në një shtet të së drejtës dhe të ligjit, lëviz me hapa shumë të ngadaltë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2014, cilëson thujase të njëjtat problematika që kemi parë për vite me radhë. Kthimi i pronës, mosndëshkimi, korrupsioni në gjyqësor dhe në shëndetësi, mediat, zbatimi i ligjeve të punës etj., mbeten çështje serioze në Shqipëri.

Rënia e të ardhurave, përgjegjësia e "harruar" e administratës tatimore

Postuar në 25 Qershor, 2015 12:56

Dje mediat raportuan gjerësisht pasqyrën financiare të realizimit të të ardhurave për periudhën janar-maj 2015, që vuri në dispozion Ministria e Financave. Rezultatet e mbledhjes së të ardhurave dolën negative me miliarda lekë, duke shënuar kështu minuse në një sektor të ndjeshëm. “Te të ardhurat nga tatimet dhe doganat qeverisë i mungjnë 11 miliardë lekë (rreth 90 milionë euro) ku problemet më të mëdha u shënuan te të ardhurat nga akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale.

Ku është grupi i armatosur?

Postuar në 25 Qershor, 2015 11:20

Shteti humbi një efektiv të forcave “Renea”, ose thënë ndryshe një oficer të Repartit të Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur që kishte shërbyer në disa misione në Irak e Afganistan.

Ambasada saudite në Tiranë: “Drejtuesit e Meshihatit Islamik në Shqipëri nuk kanë frikë nga Allahu...”

Postuar në 25 Qershor, 2015 09:52

Wikileaks publikon së fundmi disa dokumente konfidenciale mes të cilave edhe disa dokumente të ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë. Blogu “e-zani” ka përcjellë të përkthyer vetëm një fragment që flet për konstatimin e ambasadës së anëtarët drejtues të këshillave të komunitetit islamik në Shqipëri(Meshihati) nuk kanë frikë nga Allahu dhe as ndërgjegje. “Ambasada vëren se përgjegjësit e Meshihatit Islamik në Shqiperi nuk kanë as frikë nga Allahu e as ndërgjegje…(vijon pastaj buxheti mijëra eurosh i riparimit të xhamisë Fatih në Durrës)”, referon blogu në fjalë.

PBDNJ humbi kudo. Vangjel Dule e pranon dhe premton “analizë të thellë” dhe dialog me bazën

Postuar në 25 Qershor, 2015 08:55

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është një nga himbëser më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. Humbi edhe në Dropull, humbi edhe në Finiq, humbi edhe në Himarë. Për këtë arsye, kryeptari i saj, Vangjel Dule, ka shpërndarë një deklaratë për shtyp ku ndër të tjera thuhet: “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk arriti objektivat e veta elektorale në zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit. Para dhe gjatë këtyre zgjedhjeve u gjendëm përballë një sulmi të paprecedentë dhe njëkohësisht të paarsyeshëm nga një pjesë e konsiderueshme e medias.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme