PBDNJ humbi kudo. Vangjel Dule e pranon dhe premton “analizë të thellë” dhe dialog me bazën

Postuar në 25 Qershor, 2015 08:55

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është një nga himbëser më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. Humbi edhe në Dropull, humbi edhe në Finiq, humbi edhe në Himarë. Për këtë arsye, kryeptari i saj, Vangjel Dule, ka shpërndarë një deklaratë për shtyp ku ndër të tjera thuhet: “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk arriti objektivat e veta elektorale në zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit. Para dhe gjatë këtyre zgjedhjeve u gjendëm përballë një sulmi të paprecedentë dhe njëkohësisht të paarsyeshëm nga një pjesë e konsiderueshme e medias. Në të njëjtën kohe nuk kishim përballë vetëm parti politike apo edhe struktura qeveritare, por edhe struktura shtetërore të cilat në mënyre antikushtetuese u implikuan në proces dhe ndikuan në rezultatin zgjedhor. Si struktura drejtuese, dhe unë si kryetar në mënyre të veçante marrim përsipër përgjegjësinë e plotë politike të rezultatit zgjedhor. Kjo, së bashku edhe me parametrat e tjera respektive do jene objekt analize dhe debati në strukturat drejtuese të PBDNJ-së të Kongresit të saj të ardhshëm, si edhe të një dialogu të gjerë në radhët e anëtarësisë, simpatizantëve, atyre që për njërën apo tjetrën arsye janë larguar prej saj, por edhe gjithë atyre që e shikojnë PBDNJ si strehë të idealeve dhe interesave të veta politike”. Pra pas humbjes katastrofike, Vangjel Dule nuk jep dorëheqjen por do të nisë analizat në bazë. E mira është se Dule pranon që humbi, në ndryshim nga L. Basha që foli për një hap përpara.
s.z

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>Vangjel Dule eshte nje politikan i paturpshem. &nbsp; Rezultatet e PBDNj &nbsp;jane nje katastrofe dhe ploteson vargun e zvogelimit te pandalshem te PBDNj nen hyqmin e Dules. &nbsp;Si ka mundesi qe nuk e jep doreheqjen ?!</p>

Submitted by Anonima (not verified) on

<p>po ju &nbsp;c&#39;fare problemi &nbsp;keni qe humbi dulja? &nbsp;jeni merzitur??? &nbsp; ai deri tani votat i ka marre kryesisht nga shqiptaret injorante qe s&#39;e dinin qe dulja eshte vegel e grekve. &nbsp; partia e tij nuk nxjerr asnje deputet nese nuk e mbeshtesin partite e korruptuara shqiptare. &nbsp;eshte parti pa zgjedhes qe mbijetonte nga presioni grek mbi politiken shqiptare. &nbsp; tani qe ky presion e ka humbur rendesine ,po shkon drejt zhdukjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.