Arkiv-Lajme

“100 persona mbajnë peng të ardhmen e një kombi të tërë” deklaron ambasadori britanik ne Tirane...

Postuar në 25 Qershor, 2015 08:39

Ambasadori britanik, Nicholas Canon ka deklaruar sot gjatë diskutimit për sistemin e drejtësisë në Universitetin”Ismail Qemali” në Vlorë se në sistemin e drejtësisë funksionon një klikë e korruptuar: “Më duhet të them se në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit. Komisioni Evropian ka identifikuar si pengesën numër një për progresin drejt Bashkimit Evropian sistemin gjyqësor.

Bizantinizmi i Aleancës për Shqipërinë Europiane

Postuar në 25 Qershor, 2015 08:17

Procesi i numërimit po shkon drejt finalizimit, si për kutitë për kandidatët ashtu edhe për këshillat. Siç është bërë tanimë e njohur fitues i zgjedhjeve është Aleanca për Shqipërinë Europiane, drejtuar nga Partia Socialiste. Si janë rezultatet dhe si kanë ecur tri subjektet kryesore? Deri më tani diferenca në votat për kryetar mes të dyja koalicioneve është 168 885 vota më shumë për ASE.

LSI-ja gërryen sinorin politik të “së djathtës” në Tiranë

Postuar në 25 Qershor, 2015 07:51

Në garën për kryebashkiak të Tiranës së zgjeruar, Halim Kosova mori pothuaj aq vota sa ç’kishin marrë në 2013-ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Ndërsa këto 15 parti, në garën për këshilltarë bashkiakë, morën 30 mijë vota MË PAK se në 2013-ën.

Nga ana tjetër, LSI-ja mori në Tiranën e zgjeruar 30 mijë vota MË SHUMË se kishte marrë në 2013-ën.

Ibrahim Basha, polici i parë i vrarë në 15 vjet konflikt mes shtetit dhe Lazaratit. Kush e mban përgjegjësinë për futjen e furgonit të pablinduar në fshat?

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:25

Në 15 vite të konfliktit mes banorëve të Lazaratit dhe shtetit, Ibrahim Basha është polici i parë që vritet nga të shtënat me armë. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet ‘98-2000 kur policia ishte në ditët e saj më të vështira, nuk ka ndodhur as në vitet më pas kur në fshat u kryen disa operacione, madje dhe nga ajri. Nuk ndodhi as qershorin e kaluar, kur policia dhe Renea u futën në Lazarat në aksionin që u quajt si dëshmia më domethënëse e  qeverisë së re për të vendosur ligjin në  këtë zonë ku për vite mbretëroi kultivimi i hashashit.

Kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit. Grupi hetimor në vendin e krimit evidenton 10 vatra nga ku është hapur zjarr

Postuar në 25 Qershor, 2015 02:45

Që në mëngjesin e së enjtes ka nisur mësymja e forcave të policisë në Lazarat. Aksioni është në kuadër të kapjes së “Grupit të zjarrit”, një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy të tjerëve në këtë fshat. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se do të kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit. Forcat RENEA kanë kryer kontroll në banesën e vëllezërve Aliko dhe në banesën e Sebastian Shurdhit. Në Fier, mbrëmjen e djeshme ishte dorëzuar Sebastian Shurdhi, i cili është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Zgjedhjet, Basha 200 mijë vota më pak se Berisha në 2013, Rama humbet 300 mijë vota në dy vjet

Postuar në 25 Qershor, 2015 02:30

Sipas një llogarite të bërë nga gazeta “Sot”, vota politike e 21 Qershorit ka shembur PD-në me 200 mijë vota më pak se në 2013, ndërsa PS-ja humbet 300 mijë vota në dy vjet. Sipas “Sot” në drejtimin e kryetarit të ri, Lulzim Basha, partia më e madhe në opozitë, jo vetëm nuk e ka përmirësuar rezultatin në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, por e ka përgjysmuar këtë rezultat. Duke iu referuar shifrave zyrtare të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Partia Demokratike, si subjekt politik, në rang kombëtar ka marrë 528 373 vota ose 30.63%.

“Standard and Poor’s” paralajmëron dhe Shqipërinë për rrezikun nga bankat Greke

Postuar në 25 Qershor, 2015 00:41

“Reuters” shkruan se “Standard and Poor’s” ka paralajmëruar që mund të zhvlerësojë renditjen e kredisë së Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Rumanisë e Serbisë në rast se telashet e Greqisë do të përhapen në sistemin e tyre bankar. Bankat greke zotërojnë banka të rëndësishme në këto shtete të Europës Juglindore dhe shqetësimi është se në rast se Athina do të detyrohet të dalë nga eurozona, huadhënësit e saj mund të falimentojnë, me një efekt domino në degët e tyre.

Ulja e humbjeve në rrjetin e ujit të pijshëm, nis reforma sipas ndarjes së re administrative territoriale. Pritet shtrenjtimi i faturave

Postuar në 24 Qershor, 2015 15:28

Niveli i arkëtimit për shërbimin e ujit është problematik në vendin tonë. Nga 4 litra ujë që prodhohet, arkëtohen të ardhura vetëm për 1 litër. Por reforma në sektorin e ujësjellës kanalizimeve për uljen e humbjeve në rrjet dhe të shifrës së ujit pa të ardhura, e cila aktualisht është në nivelin e 67%, duket se ka filluar në disa drejtime.

Errësira ndërpret operacionin. Në kërkim 21 persona të dyshuar si autorë të ngjarjeve në Lazarat. Policia paralajmëron asgjësimin e tyre nëse nuk dorëzohen

Postuar në 24 Qershor, 2015 12:49

Polica e Shtetit ka njoftuar se është ndërprerë operacioni në Lazarat për shkak të errësirës dhe për të mos rrezikuar forcat e policisë dhe banorët. Gjithsesi, Policia thekson se, pikat hyrës dalëse të fshatit të Lazaratit do të vazhdojnë të kontrollohen dhe postoblloqet do të vazhdojnë të jenë të ngritura. Gjatë natës po vihen në funksion kamerat termike si dhe pajisjet e tjera të teknologjisë amerikane.

Bien të ardhurat nga taksat në 5 muajt e parë të vitit; 6.6 miliardë lekë më pak se parashikimi. Nuk justifikohet rritja e taksave

Postuar në 24 Qershor, 2015 11:25

 Periudhë e vështirë për financat e vendit. “Top Channel” duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave raporton se, për 5 muajt e parë të vitit, të ardhurat totale në buxhet ishin 6.6 miliardë lekë më të ulëta se parashikimi i periudhës. Por, rënia është edhe më e madhe se kaq, pasi një pjesë e saj është zbutur nga shitja e licencës 4G dhe tejkalimi i të ardhurave jo-tatimore. Rrjedhimisht, të ardhurat nga tatimet dhe doganat, ato që tregojnë realisht performancën fiskale të qeverisë, janë 11 miliardë lekë më pak se plani i periudhës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme