Bizantinizmi i Aleancës për Shqipërinë Europiane

Postuar në 25 Qershor, 2015 08:17

Procesi i numërimit po shkon drejt finalizimit, si për kutitë për kandidatët ashtu edhe për këshillat. Siç është bërë tanimë e njohur fitues i zgjedhjeve është Aleanca për Shqipërinë Europiane, drejtuar nga Partia Socialiste. Si janë rezultatet dhe si kanë ecur tri subjektet kryesore? Deri më tani diferenca në votat për kryetar mes të dyja koalicioneve është 168 885 vota më shumë për ASE. Ndërkohë, meqenëse një parti si LSI, në ndryshim nga PS-PD, investohet e gjitha edhe në votën për këshilltar, duhet sjellë në vëmendje se LSI në këto zgjedhje, kur duhen edhe 10 kuti për këshillat për t’u përpunuar, ka marrë 239 017 vota(http://results.cec.org.al/Results/LocalAssembly?cs=sq-AL&r=r...). Në vitin 2013 kjo parti mori 180 470 vota. Rritja pra është e pamohueshme. Si koalicion, Aleanca për Shqipërinë Europiane(votat për kandidat) ka marrë deri më tani(pa 6 kuti akoma) 839 672 vota. Pra të gjitha partitë e aleancës pa votat e LSI, kanë marrë duke rrumbullakosur, 600 mijë vota. Nënvizojmë se vota për kandidatët është vota kryesore ku investohet një parti si PS-ja në zgjedhjet lokale. Ndaj nëse këtë votë e vëmë në krahasim me vitin 2013, si votë analoge, kur PS-ja ka marrë e vetme 713 407 vota(http://shqiptarja.com/zgjedhje-2013/2748/kqz-certifikon-zgje...)(, atëherë pikëpyetja e madhe lind: ku janë 113 mijë vota?(Kujtojmë që ende numërimi nuk është mbyllur). Një përgjigje ndoshta është pjesëmarrja e rënë, por me këtë rast i hapim vetes problemin e madh se këtë bojkotim ia faturojmë(aritmetika në fakt) PS-së. Kësaj i duhet shtuar si efekt shtesë fakti se koalicioni i sotëm i mazhorancës është i zgjeruar shumë dhe ka brenda edhe parti si PDIU që ka mbledhur diku te 56 mijë vota në rang vendi. Pa folur për disa parti të tjera që kanë kaluar shifrat e 15 mijë votave. Kjo lojë që ka penalizuar kandidatët e LSI-së mund të shpjegojë edhe diferencën e ulur mes dy koalicioneve në votat për kandidat. E thjeshtuar: fitorja e vitit 2013 është në plan të përgjithshëm, në numër absolut votash, shumë më domethënëse sesa sot, ndonëse sipas qarqeve goditja për PD-në është gati asgjësuese. PD-ja e sheh sot veten jashtë pushtetit të vërtetë, çka padyshim është përgjegjësi kryesore e një “ndoshta politikani” si Lulzim Basha, që ende nuk po di të formulojë një qëndrim politik të duhur për rezultatin.
Po të lexojmë përpjestimet e votave e brenda ASE-së, vëmë re rritjen e LSI-së, e cila duket se shqetëson tanimë jo pak partinë kryesore të së majtës. Shqetëson aq shumë me sa duket sa e nxjerr zbuluar dhe gati qesharak(ndoshta për të infinitën herë) kryeministrin, i cili kur pyetej para zgjedhjeve se ku garon LSI dhe PS, përgjigjej shumë i inatosur me këto vogëlsi gazetareske: “Nuk ka kandidatë të PS-së dhe LSI-së. Ka vetëm kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Koha dhe vota provoi të kundërtën. Provoi që minimalisht, siç na thotë edhe “Letra e një socialisti...”(http://respublica.al/opinion/2015/06/24/leter-e-nje-socialis...) se socialistët nuk e votojnë dot LSI-në. Na dëshmon se socialistë i dallojnë menjëherë "joeuropianët" dhe i refuzojnë. Ndaj është e pritshme që edhe raporti mes këtyre dy partive të ripërkufizohet në shinat e interesit dhe të mos shitet më për aleancë të progresit, por thjesht një emërues që garanton pushtetin. Kjo e sjell ASE-në në analogji perfekte funksionimi me koalicionin e vitit 2009-2013. Nuk ka ndonjë gjë alarmante. Fundja kjo edhe është "teoria" e vetme politike në këtë vend.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.